×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Po presim që Kushtetuesja ta dëshmojë se votimi i Qeverisë “Hoti” ishte jolegjitim

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ende nuk ka mbërritur kërkesa për zëvendësimin e Etem Arifit, në pozitën e deputetit.

    Artan Abrashi, anëtarë i këtij komisioni nga ana e VV-së, ka thënë për Front Online, se çështja e deputetit Arifi është diskutuar nga ta dhe se edhe për anëtarët tjerë ai më nuk është deputet.

    “Kjo çështje është diskutuar që në fillim. Nëse nuk gaboj janë disa procesverbale dhe kjo çështje është diskutuar në Komision. Komisioni ka konstatuar që ai nuk ka mandat meqenëse rasti është shumë i qartë dhe bie ndesh drejtpërdrejtë me vendimin e prerë të Gjykatës që e lidh ekzekutimin e menjëhershëm të dënimit. Komisioni nuk ka pasur më se për çfarë të diskutojë dhe vetëm ta pranojë këtë realitet dhe ai më për ne nuk është deputet”, ka thënë ai.

    Ai shprehu shqetësimin se krijimi i Qeverisë “Hoti”, është bërë po me votën e Etem Arifit.

    “Për ne si VV është me rëndësi interpretimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e votës së tij në rastin e votimit të Qeverisë “Hoti”. Ne kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretim dhe po presim që ajo kërkesë të shqyrtohet dhe të vendoset që procesi të mos njihet, pra procesi i votimit të qeverisë ‘Hoti’”, tha ai për Front Online.

    Lajmi i plotë:

    A merret Kushtetuesja me ligjshmërinë e votës së deputetit Arifi? Flet ish-kryetari Enver Hasani

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Nga bastisjet e zhvilluara gjatë ditës së sotme në Skenderaj dhe Drenas janë arrestuar katër persona që dyshohen për “Vjedhje të rëndë”....
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë...
    Lajme09 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha se në këtë moment nuk ka mundësi në këtë kohë...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka akuzuar kryeministrin Kurtin se ka ulë pazarin dhe me Asociacion po kushtëzohet për Këshillin e Evropës....
    Vip09 Maj 2024
    Në javën e parë të majit, gjatë ngjarjes së shumëpritur të Met Gala, u përcaktuan edhe trendet e grimit që do të...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun...
    Lajme09 Maj 2024
    Pjesëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, bëri thirrje për hetime të rrepta ndaj grupit Albkings....
    Sport09 Maj 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Atalantas dhe Marseille. Kjo është ndeshja e dytë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Evropës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.