×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së për deklaratën e Gërvallës: Turp i madh për Kosovën

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se është turp për Kosovën të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Beqa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gërvalla duhet ta ngris imazhin e Kosovës, e jo ta paraqes atë si vend të paaftë.

    “Turp i madh për Kosoven të përfaqësohet nga një nivel i tillë që nuk e kupton rolin e vet, nuk e ka të qartë a e perfaqëson Kosovën për ta ngritë imazhin e saj, apo është në garë me Serbinë se kush më shumë po e paraqet Kosovën si vend të pa aftë për të funksionuar si Shtet.
    TURPI NUK KA KUFI”, shkroi Beqa.

    Ndaj kryediplomates së Kosovës dje ka pasur shumë reagime.

    Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, “kokave të organizatës kriminale: Hashim Thacit dhe Kadri Veselit”.

    “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin./Front Online

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1954467038051130&id=219147484916436

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.