×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së thotë se teksti i pllakës dedikuar Senatorit Dole përmban të pavërteta

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për të cilën thotë se bëri skandal me tekstin e pllakës përkujtimore në nderim të Senatorit amerikan Bob Dole.

    Ai thotë se teksti i Pllakës Përkujtimore, i shpalosur dje në Qendër të Prishtinës, përmban të pavërteta dhe e cilëson si veprim të ulët e të gërditshëm.

    ”Personalizimi i rrejshëm i historisë nuk na bënë nder — Ministrja Haradinaj-Stublla të mësojë faktet, të përmirësojë menjëherë gabimin që të evitojë skandalin e turpshëm!

    Teksti i Pllakës Përkujtimore i shpalosur sot në qendër të Prishtinës në nderim të 30 vjetorit të vizitës historike të delegacionit të Senatit Amerikan të kryesuar nga i madhi Bob Dole përmbanë të pavërteta dhe është tentim klandestin, i ulët dhe i gërditshëm për tjetërsim dhe personalizim pa bazë të historisë! Kjo pllakatë është vendosur nën patronatin e MPJ-së!”.

    Sipas tij kjo paraqitje e tillë, është shtrembërim i historisë.

    ”Të thuhet se vizita historike e Dole me kolegë tjerë nga Senati Amerikan u bë për shkak të diasporës shqiptaro-amerikane “të udhëhequr nga Jim Xhema” është shtrembërim i historisë që nuk kapërdihet dot! Çdo respekt për kontributin e madh dhe të pamohueshëm (edhe financiar bile) të z. Xhema, por ai në atë periudhë kohore ka qenë anëtar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi. E vërteta sikur e bardha në të zezë është se vizita e delegacionit të Senatit në krye me Dole ishte organizuar dhe përgatitur nga DioGuardi dhe Liga. Ajo vizitë erdhi si rezultat i punës së mëhershme të paktën pesë vjeçare të DioGuardit me Dole që nga viti 1985 kur të dy ishin në Kongres!”.

    Më tej ai shprehet nga facebook-u se Ministrja e Jashtme bëri gabim trashanik duke ngatërruar historikun e vizitave të delegacionit të Kongresit të SHBA-ve, njofton Klan Kosova.

    ”Po ashtu, storja se para Grandit pati përleshje të policisë kriminele serbe të asaj kohe me shqiptarët e tubuar aty është e ngatërruar me viziten paraprake të nje delegacioni të Kongresit të SHBA-ve të udhehequr nga Kongresisti Tom Lantos dhe Joe DioGuardi e realizuar në Maj 1990. Që nga kjo vizitë DioGuardi ishte shpallë “persona non-grata” dhe iu kishte ndaluar hyrja në Jugosllavi, prandaj edhe ai mungoi në vizitën e delegacionit të Dole në fund të Gushtit 1990!”.

    I acaruar, Bislimi kërkon që Ministrja Haradinaj-Stublla të kërkojë falje publike për sipas tij denigrimin që ka tentuar t’ja bëjë historisë së marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.

    ”I bëj thirrje urgjente Ministres Haradinaj-Stublla që ta përmirësojë menjëherë këtë gabim trashanik dhe keqbërës në tekstin e pllakës përkujtimore dhe të kërkojë falje publike për denigrimin që ka tentuar t’ia bëjë historisë së marrëdhënieve tona me SHBA-të, me apo pa qëllim! Mosreflektimi eventual i zonjës në fjalë do bëhet barrë edhe për Kryeministrin Hoti dhe të gjithë Qeveria e Kosovës!

    Injorimi i të vërtetës faktike është skandal që nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, ndaj askujt! Boll mo me bajraktarizëm të rrejshëm!”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.