×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Mbyllja-opsioni i fundit, nevojitet kufizim i lëvizjes

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka thënë për Front Online se rritja e numrit të rasteve me virusin Covid-19 është shqetësuese.

    Ai ka thënë se duhet të merren masa të reja për tu mbrojtur nga ky virus, por që mbyllja totale duhet të jetë opsioni i fundit.

    “Rritja e numrit të rasteve të reja është shqetësuese. Masat e reja duhet të merren në kuptimin e masave  restriktive, që të shtohet kontrolli, përndryshe izolimi dhe mbyllja totale duhet të jetë opsion i fundit. Vetëm duhet të respektohen masat më shumë”, ka thënë ai për Front Online.

    Hyseni ka treguar se cilat duhet të jenë masat mbrojtëse që duhet të merren nga Qeveria, me Ç’rast ai ka përmendur edhe kufizimin e lëvizjes në orare të caktuara.

    “Me masat tjera duhet të menaxhohet situata. Mbyllja dhe karantinimi nuk duhet të diskutohet. Respektimi i distancës, mbajtja e maskës dhe kufizimi i lëvizjes në orare të caktuara, duhet të jenë opsione”, ka shtuar ai./Front Online/

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.