×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: PDK-së po Ministritë, jo Presidencën

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Në zgjedhjet e 2017-s, forcat, i bën bashkë prej fillimi, shkruan Front Online.

    E në ato të 2019-es, garuan ndaras. PDK, AAK e Nisma i matën forcat secila veç e veç.

    Por shumë shpejt, këto tri subjekte të krahut të luftës, rrugëtimin politik, mund ta kenë përsëri të përbashkët.

    Është tabori i AAK-së ai që shpreh nevojën që partia e Kadri Veselit të bashkëngjitët me ta, partinë e Limajt dhe  LDK-në e Isa Mustafës në koalicionin aktual.

    “Është e nevojshme t`i bashkohet një parti e madhe këtij koalicioni. Për shkak se  është faza përfundimtare e përmbylljes së një tranzicioni siç është dialogu. Nuk ka asnjë gjë që duhet t`i themi kurrë. PDK-ja është parti shtet formuese si LDK-ja dhe AAK-ja, përjashto këtu VV-në”, u shpreh për Front Online, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

    “Kurorëzimin” e mundshëm të këtyre partive mund ta prish çështja e zgjedhjes së Presidentit.

    Në AAK, një herë për një herë, nuk lëshojnë pe për këtë post. Deputeti i saj Demaliaj thotë se kandidati i vetëm që përkrahin është shefi i tyre, Ramush Haradinaj.

    Ne e kemi Ramush Haradinajn kandidat për president. Vlora Çitaku? Nëse subjekti politik e thash merr vendim dhe Këshilli drejtues dhe Kryesia e partisë marrin dhe ka marrëveshje politike ose një konsensus më të madh politik për ndryshime tjera ato duhet të ndodhin në kohën e ardhme. Deri me tash kandidati i vetëm është Ramush Haradinaj”, u shpreh Demaliaj për Front Online.

    Sikur të mos ishin çështjet si kjo e të tjera ku nevojitet konsensus më i madh në AAK shprehen të bindur se koalicioni aktual do të ishte stabil deri në fund të mandatit, pa pasur nevojë për dike tjetër.

    “Për numra të shumicës do të jetë në përfundim të mandatit. Kemi numrat do të konfirmohen të hënën në mëngjes”, theksoi Demaliaj.

    Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend në këtë legjislaturë të 7-të përfaqësohet me 14 deputetë.

    https://www.youtube.com/watch?v=RvSkt9KLQRI

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.