×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së publikon dokumentet e radhës që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka vazhduar të publikojë dokumente që faktojnë krimet serbe në Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi.

    LEXO EDHE: Ministrja e Financave tregon nëse i kanë votat për të kaluar Ligjin që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit

    “Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë së Serbisë. Në këtë lum, rreth 500 kilometra larg Prishtinës, u gjetën mbetjet mortore të dhjetëra motrave e vëllezërve tonë, masakruar në kuadër të gjenocidit serb në Kosovë. Në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi”, ka shkruar Syla.

    Posimi i plotë:

    Danubi i Vuçiqit

    Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq.

    Në këtë lum, rreth 500 kilometra larg Prishtinës, u gjetën mbetjet mortore të dhjetëra motrave e vëllezërve tonë, masakruar në kuadër të gjenocidit serb në Kosovë.

    Në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi. Dëshmitari në vitin 2001 ka qenë anëtar i “Grupit punues” që ka marrë në pyetje më shumë se 30 persona për rastin e mbetjeve mortore të shqiptarëve të gjetura në Danub. Po ashtu, ky person ka marrë në pyetje edhe të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Fakti më interesant është se anëtar i këtij grupi punues ka qenë edhe Milorad Veljoviç, i cili ishte deri para dy viteve Drejtor i Policisë së Serbisë, e po ashtu edhe pjesë e aparaturës që kreu krime në Kosovë!

    Debati publik që po zhvillohet në Serbi këto ditë, po zbulon fakte të reja. Nenad Çanak kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, citoi liderin demokrat serb Gjingjigj të ketë thënë: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. ”

    Të njëjtat fjalë i konfirmoi edhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq.

    Ndërkohë tribunalet ndërkombëtare janë të zënë me trajtimin e luftëtarëve të lirisë, e nuk kanë kohë për krimet dhe kriminelët e vërtetë. E ne vazhdojmë të jemi pranë viktimave, duke kërkuar drejtësi për ta, dhe vazhdojmë të solidarizohemi me familjarët që humbja e të dashurve në mënyrën më makabre, iu la plagë të pashërruara në shpirt.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.