Serbia fitoi sot përbërjen e re të Kuvendit Popullor. Me këtë rast u vërtetua mandati i të 250 deputetëve të zgjedhur. Deputetët pas kësaj bënë betimin.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, më së shumti deputetë ka lista “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë” 188 deputetë, Partia Socialiste e Serbisë – Serbia Unike do të ketë 32 deputetë, SPAS do të ketë 11 deputetë, ndërsa Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës do të ketë 9 deputetë.
Partia e të Drejtës dhe Pajtimit e Muamer Zuorliqit do të përfaqësohet me katër deputetë, Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut me tre, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” me tre deputetë, transmeton Koha.net.