×
  • Opinione
  • Opinione

    Demokracitë i korrigjojnë gabimet e tyre, ndërsa diktaturat i thellojnë ato

    FrontOnline
    31 Tetor 2022

    Autori është konsulent, editorialist, lektor dhe historian ushtarak amerikan. Punoi si shkrimtar dhe redaktor për Christian Science Monitor dhe më pas për The Wall Street Journal në vitet 1990.

    Mandati 7-javor i Liz Truss si kryeministre e Britanisë së Madhe ishte sa katastrofik aq edhe qesharak. Plani i saj për ulje të mëdha taksash, të pa kompensuara me ndonjë masë tjetër, solli zhvlerësimin e ndjeshëm të paundit dhe rritjen e normave të interesit. Ndaj ajo përfundoi me një vlerësim publik prej vetëm 6 për qind.

    Por ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, është njeriu i fundit që duhet të qeshë me dështimin e saj për të mbijetuar më shumë sesa një tufë sallatë. Ai po shërben si servil patetik i një diktatori, që duhet të ishte larguar me kohë nga pushteti, dhe që i ka bërë pafundësisht më shumë dëme vendit të tij dhe botës sesa Liz Truss.

    Fakti që një njeri aq i paditur sa zonja Truss u bë kryeministre, mund të jetë një kritikë serioze ndaj sistemit politik britanik (ose të paktën ndaj Partisë Konservatore). Por zëvendësimi i saj i shpejtë nga ish-Ministri i Financave Rishi Sunak, që është zotuar të ndjekë një axhendë fiskale më të përgjegjshme, tregon avantazhin më të rëndësishëm që ka demokracia ndaj diktaturës:ekzistencën e kontrolleve dhe balancave, për të kufizuar dëmin që mund të shkaktojë edhe lideri më i paaftë i mundshëm.

    Ekzistojnë shumë arsye, nga historike tek ato gjeografike, se përse Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Mbretërinë e Bashkuar (47.334 dollarë) është shumë më e lartë se sa ai në Rusi (12.172 dollarë) apo Kinë (12.556 dollarë), por unë do të argumentoja se në fund të fundit ai varet nga qeverisja.

    Si një demokraci liberale, Britania është drejtuar prej kohësh për të mirën e popullit të saj, ndërsa Rusia dhe Kina janë drejtuar gjithmonë kryesisht për të mirën e sundimtarëve të tyre.

    Është e pamundur të imagjinohet ndonjë udhëheqës demokratik në botën moderne që të nisë një luftë agresioni të paprovokuar ndaj një vendit tjetër, siç bëri Vladimir Putin në Ukrainë në fillim të këtij viti.

    Ky konflikt ka shkaktuar sigurisht vuajtje të tmerrshme për ukrainasit. Por nga ana tjetër nuk është një “piknik” as për rusët, në emër të të cilëve po zhvillohet lufta. Dhjetëra mijëra ushtarë rusë po kthehen në shtëpi nëpër arkivole, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur rëndë.

    Ndërkohë qytetarët rusë po përballen me sanksionet ekonomike, humbjen e lirisë dhe kërcënimin e rekrutimit. Ato kanë sjellë largimin e qindra mijëra rusëve nga vendi i tyre. Demokracitë si Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë vërtet problemet e tyre, por ato kanë problem faktin që shumë njerëz që po përpiqen të hyjnë, dhe jo që largohen nga vendet e tyre.

    Edhe vendet demokratike bëjnë gabimet e tyre duke shkuar në luftë – siç bënë dikur presidenti amerikan George W.Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair në Irak – por të paktën që afro një shekull më parë, nuk kanë zhvilluar më luftëra për pushtime territoriale.

    Dhe kur ata nisin konflikte me synime të dyshimta, rezultati i zakonshëm është protesta kundër luftës në rrugë e sheshe, dhe mbajtja e përgjegjësisë politike në kutitë e votimit. Në rastin e Putinit, ai duket se nuk është konsultuar me askënd jashtë një rrethi të ngushtë njerëzish, përpara se të niste sulmin ndaj Ukrainës.

    Lufta e tij po shkon nga keq në më shumë më keq, por në vend se të tërhiqet, ai po vazhdon të përshkallëzojë përpjekjet. Kjo luftë shkatërrimtare nuk ka asnjë përfitim të imagjinueshëm për popullin rus. Këta të fundit po paguajnë koston e ëndrrave të çmendura të diktatorit të tyre për lavdinë perandorake.

    Dhe kjo kosto mund të rritet në mënyrë eksponenciale, në rast se Putin përdor armët bërthamore dhe NATO kundërpërgjigjet. Edhe populli kinez po paguan në mënyra të ndryshme një kosto të madhe për sundimin e një njeriu. Xi Jinping, tashmë në pushtet

    prej një dekade, sapo ka siguruar edhe 5 vite të tjera në krye të vendit, pavarësisht gabimeve që me siguri do të shkurtonin mandatin e çdo lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

    Një rast i tillë është mënyra e menaxhimit të Covid-19. Pandemia shpërtheu në Kinë dhe u përhap në të gjithë botën, pjesërisht për shkak të cilësisë së dobët të sistemit shëndetësor publik të Kinës, por edhe pandershmërisë së shumë prej zyrtarëve të saj.

    Megjithatë, Kina mban pak përgjegjësi, sepse Partia Komuniste nuk dëshiron që t’i tregojë botës dështimet e saj. Që nga viti i kaluar, vendet perëndimore janë rikthyer pak a shumë në normalitet nëpërmjet përdorimit të vaksinave shumë efektive të mRNA.

    Por për arsye nacionaliste, Kina ka përdorur vaksina më pak efektive, të prodhuara në vend. Xi është mbështetur tek një politikë shumë e ashpër e “Zero raste më Covid”, që ka çuar në vendosjen e karantinave masive dhe bllokimeve drakoniane, ku miliona njerëz ankohen për mungesë ushqimi dhe ilaçesh.

    Këto masa jo vetëm që e kanë dëmtuar ekonominë e Kinës (këtë vit rritja parashikohet të jetë 3.2 për qind, shumë më poshtë objektivit prej 5.5 për qind), por, siç vëren kolegu im i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Yanzhong Huang , ato “kanë kontribuar gjithashtu në një krizë të madhe të shëndetit mendor” dhe në shumë “vdekje të tepërta” nga sëmundje të tilla si diabeti, sulmet në zemër dhe kanceri.

    Politika ndaj pandemisë së Covid-19, është vetëm një shembull se si Xi ndjek një axhendë, e cila është në kundërshtim me interesat e njerëzve të zakonshëm, qofshin këta ujgurë që janë viktima të krimeve kundër njerëzimit apo qytetarët në Hong Kong, që i kanë humbur tashmë të gjitha liritë e tyre që gëzonin deri disa kohë më parë.

    Dhe ashtu siç kostoja e keqqeverisjes së Putinit mund të thellohet në mënyrë drastike, po ashtu do të ndodhë edhe me Xi nëse nis një luftë kundër Tajvanit. Një konflikt i tillë do të ishte i paimagjinueshëm në rast se Kina do të ishte një demokraci. Ashtu siç nuk mund të imagjinohet sot një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

    Keqqeverisja e Putinit në Rusi dhe e Xi-së në Kinë, shërben për të konfirmuar thënien e Winston Churchill se “demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë formave të tjera që janë provuar tashmë”. Sigurisht që edhe demokracitë mund të degradojnë – siç ka ndodhur vitet e fundit me Britaninë që pas Brexit – por gabimet e tyre nuk zgjasin aq gjatë, apo të shkaktojnë aq dëme të mëdha sa ato të diktaturave. /abcnews.al

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i llojeve të ndryshme të armatimeve në luftën gati trevjeçare të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktakuzë. Klan Kosova ka siguruar aktin akuzues...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëpër banesa kolektive, pasi ka kërkesa të qytetarëve që nga viti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.