×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deliu: PDK-ja i beson Gjykatës Kushtetuese, jemi të gatshëm për zgjedhje

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka ndërruar qëndrim dhe tani po kërkon që pas pandemisë me Covid-19, vendi të shkojë në zgjedhje. Anipse kjo parti në takimin që kishte me Presidentin, Hashim Thaçi, u deklarua se janë për formimin e një qeverie të re, tani kanë ndryshuar qëndrimin duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

    Vendimi për pezullimin e dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, për mandatarin për krijimin e qeverisë së re, sipas Blerta Deliu-Kodra, ka qenë i duhur. Kjo pasi që ajo ka theksuar që PDK-ja i beson çdo vendimi që del nga kjo gjykatë.

    LEXO EDHE: Deputetja e PDK-së: Qeveria “Kurti” për 100 ditë, 100 skandale

    “PDK-ja ka besuar gjithmonë në këtë institucion dhe natyrisht ne edhe sot po e shfrytëzojë rastin që të kërkojë nga partitë politike që të tregojnë respekt ndaj vendimeve të këtij institucioni. Ne do ta presim vendimin final dhe çfarëdo që do të jetë ky vendim, si subjekt politik do ta respektojmë në përpikëri”, ka thënë ajo për “Front Online”.

    Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të reja, ajo ka thënë se janë më se të gatshëm, kurdo që të krijohet situata e favorshme për mbajtjen e tyre.

    “Jemi duke punuar shumë në terren. Ne jemi të gatshëm që sapo të krijohen kushtet të mendojmë për një qeveri legjitime dhe të kthehemi tek sovrani në mënyrë që edhe ai të përcaktojë udhëheqjen e këtij vendi”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.