Delegacioni i Kosovës është nisur nga hoteli ku janë duke qëndruar për në Shtëpinë e Bardhë, raporton Front Online.
Delegacioni i Kosovës është nisur me vonesë për shkak të përplasjeve që kanë ndodhur brenda ekipit, pas pakënaqësive të AAK-së, lidhur me marrëveshjen për Liqenin e Ujmanit.
Kreu i AAK-ë, Ramush Haradinaj ka thënë se partia në të cilën ai udhëheq beson në marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA’të. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk pajtohet me marrëveshjen për Liqenin e Ujmanit./Front Online