×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Del nga spitali edhe pacienti i fundit, ky është shteti që nuk ka asnjë rast me Covid-19

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve në botë janë duke u përballur me një valë të dytë të “egër” të pandemisë së koronavirusit, me shifra rekord rastesh të reja dhe viktimash, e kundërta është duke ndodhur në Australi.

    Së fundmi, shteti i Viktorias është zyrtarisht pa asnjë person të infektuar me Covid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke luftuar me virusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën.

    Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.

    Shtetet australiane morëm masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen.

    Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura./A2CNN

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Prishtina dhe Llapi kanë njoftuar se është ndryshuar terreni ku do të zhvillohet loja mes tyre këtë vikend. Ndeshja e cila ishte...
    Sport26 Prill 2024
    Kombëtarja e Kosovës në  Taekwondo ka arritur të fitojë 15 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondos për shtetet e vogla në Tallin...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.