×
  • Vip
  • Vip

    Del autopsia, mësohet shkaku i vdekjes së aktores Naya Rivera

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Aktorja e njohur Naya Rivera ndërroi jetë disa ditë më parë dhe pas një kërkimi të gjatë, trupi i saj i pajetë u gjet në liqen ditën e hënë. Autoritetet kanë bërë autopsinë dhe ka rezultuar se shkak i vdekjes ishte mbytja aksidentale.

    “Shkaku i vdekjes është mbytja, dhe mënyra e ndërrimit të jetës është aksident,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura. 33-vjeçarja humbi gjurmët të mërkurën, pasi vendosi të bënte një xhiro me varkë me të birin 4-vjeçar.

    Departamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet të enjten, që tregonin momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqen të mërkurën. Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen. Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

    Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur.

    Share

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.