×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e Miroslav Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës nxit reagime të forta në Kosovë

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Pasi përfundoi vizitën në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak shkoi në Beograd. Por, sa i përket formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, diplomati sllovak nuk dha qëndrim të njëjtë në të dy vendet.

    “Nuk do të ketë marrëveshje pa asociacion. Kosova ka bërë këtë marrëveshje dhe Kuvendi e ka ratifikuar dhe Kosova duhet ta implementojë këtë marrëveshje. Është pjesë e procesit, pjesë e negocimit dhe pjesë e dialogut. Kështu që kur politikanët thonë se kjo është e mbyllur dmth që nuk duan ta rihapin përmbajtjen dhe ne nuk po e kërkojmë këtë. Por kërkojmë të implementohet ajo që është nënshkruar”, tha Lajçak.

    Por, kur shkoi në Beograd dhe u pyet për formimi e asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ai deklaroi “kushtetuta nuk është bibël dhe se ajo mund të ndryshohet’.

    “Nëse më lejohet, para ardhjes sime Prishtinë kishte shumë deklarata të ndryshme, por atje i kisha rreth 25 takime dhe askush nga bashkëbiseduesit nuk tha që nuk duan të përmbushin premtimet. Përkundrazi të gjithë janë të interesuar të mbajnë fjalët e asociacioni të themelohet. Sa i përket kushtetutës, ka gjëra aq të komplikuara saqë ka gjasa edhe kushtetuta të ndryshohet edhe askush nuk ka thënë se kjo nuk mund të ndodhë. Kushtetuta nuk është bibël”, shtoi ai.

    Por, në Kosovë nuk pajtohen me Miroslav Lajçak dhe deklaratën e tij për ndryshime kushtetuese në formimin e asociacionit. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani deklaroi se i ka theksuar të dërguarit të BE-së se duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës në formimin e asociacionit.

    “Nuk ka shumicë as për ndryshim të kushtetutës prandaj unë nuk e di se çfarë realiteti paralel tenton të prezantojë z. Lajcak, sepse realiteti i vërtetë është krejt i kundërt me atë në Serbi, dhe besoj, që kështu nuk është rruga përpara për të arritur konsensus për çfarëdo çështje”, theksoi Vjosa Osmani.

    Me deklaratat e Lajçak nuk pajtohet as nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e partisë opozitare Vetëvendosje. Madje ajo thotë që tema e asociacionit nuk është hapur fare në takimin e Lajcak me Albin Kurtin.

    “Deklaratat e tilla janë shqetësuese. E vërteta është që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese tema e asociacionit duhet të jetë çështje e mbyllur dhe në fakt është çështje e mbyllur për të gjithë. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ndryshimet kushtetuese do të duhej t’i bënte Republika e Serbisë për shkak të largimit të Kosovës nga Kushtetuta e saj”, theksoi ajo.

    Deklaratë të pavend e quan deklaratën e emisarit evropian edhe deputeti i partisë tjetër opozitare, PDK, Gazmend Bytyqi.

    “Deklaratë krejtësisht e pavend, diçka që nga institucionet tona as që duhet të merret parasysh. Po flasim për ndryshimin e kushtetutës për një asociacion të komunave, që ne e konsiderojmë shumë të dëmshëm nëse ai ka kompetenca ekzekutive”, u shpreh Bytyçi.

    Njësoj mendon dhe deputetja e partisë në koalicionin Qeverisës, AAK, Time Kadriaj.

    “Unë mendoj që nuk është një deklaratë e duhur kjo që e ka bërë z. Lajcak, sepse tjetër qëndrim dhe veprim kishte në Kosovë dhe në takimet me liderët politik…. mundet të ketë asociacion, por vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi deputetja.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.