×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin fotot e ryshfetit brenda Ministrisë së Bujqësisë

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Për rreth dy muaj, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, të arrestuar të mërkurën, kanë marrë ryshfet shuma të ndryshme të parave nga ndërmjetësit me qëllim të përzgjedhjes së përfituesve të subvencioneve.

    Organet e hetuesisë një pretendim të tillë do të tentojnë që ta argumentojnë përmes video-incizimeve e fotografive nga momenti i dhënies së ryshfetit.

    Koha i ka siguruar dy fotografi që janë bërë në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë e ku shihet një zyrtar duke marrë marë.

     

    Njëra foto është bërë më datën 3 shkurt në orën 14 e 34 minuta. Një person, fytyra e të cilit nuk vërëhet në foto i ofron njërit prej zyrtarëve të arrestur një shumë parash.

    Në tavolinë e cila gjendet në këtë ambient vërehen qartë dokumentet me logo të institucioneve.

     

    Edhe fotografia tjetër tregon momentin kur zyrtari i njëjtë merr para.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sqaruar se gjatë aksionit të djeshëm të Departamentit të Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës i cili është kryer në disa komuna të Kosovës, janë arrestuar 11 persona ndërkaq personi tjetër i raportuar si i arrestuar me inicialet A.N, ka qenë vetëm i shoqëruar në Polici dhe se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë Agim Nuha për të cilin edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi gjatë ditës së djeshme, gjatë një konference për media lidhur me rastin tha se bëhet fjalë për 12 të arrestuar.

    “Gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. 12 janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë dje kryeprokurori Lumezi.

    Njoftimin se janë të arrestuar 12 persona nga ky aksion e ka dhënë sot edhe Policia e Kosovës.

    “Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

    Nga bastisjet e realizuara dje në aksionin e policisë nën dyshimet për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë ndarjes së subvencioneve nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë janë konfiskuar: rreth 433,160.00 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

    Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për personat me inicialet S.Sh., L.S., H.M., B.N., K.Z. dhe A.U., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, për personat me inicialet D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhënie e ryshfetit”, nga neni 422 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, si dhe për personin me incialet S.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.​

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.