×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Coronavirusi: Goditje vdekjeprurëse për qendrat e qyteteve gjermane?

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Zonat tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri, por shumë tregtarë kanë frikë për ekzistencën e tyre. Kriza e Coronës po shkakton trazira të mëdha në qendrat e qyteteve.

    Rrugët tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri pas heqjes së masave të karantinës, por shumica e njerëzve vetëm sa kalojnë para vitrinave dhe nuk hyjnë për të blerë. Disa se nuk kanë qejf të përdorin maskat, të tjerë se ngurojnë të hyjnë në dyqane. Stefan Genth, kryetar i Shoqatës së Tregtisë Gjermane, HDE, thotë se për shkak të krizës së Coronës ka shumë pak klientë dhe shumë tregtarë gjenden para falimentimit.

    Rreth një e treta e tregtarëve që tregtojnë mallra joushqimore kanë frikë për mbijetesën e tyre për shkak të pandemisë. 80 përqind e tregtarëve në përgjithësi janë pesimistë për të ardhmen e tyre. Sidomos të rrezikuara janë dyqanet e vogla që shesin dhurata, bizhuteri, lule apo veshje, shkruan DW

    Frikë nga falimentimi

    Hans Georg Reifenrath ka një dyqan dhuratash në Këln. “Ne sapo kemi bërë bilancin për gjashtëmujorin e parë,” thotë ai. Në krahasim me vitin 2019 biznesi i tij ka pasur 61 përqind më pak shitje. “Kjo është në thelb një goditje vdekjeprurëse. Gjashtë muaj humbje nuk mund t’i rikuperosh kaq lehtë.”

    Sigurisht edhe ai aplikoi në shtet për ndihmën urgjente për bizneset e vogla. Por: “Ajo ishte vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e qirasë”. Bizneset e vogla do ta kenë shumë më të vështirë ta kapërcejnë krizën sesa qendrat e mëdha tregtare, thotë Reifenrath, sepse dyqanet e vogla nuk kanë rezerva dhe nuk ofrojnë shitje përmes internetit.

    Georg Reifenrath kërkon urgjentisht më shumë mbështetje nga shteti – si për shembull sipas modelit francez. Në Francë aktualisht ndërmarrjet e mesme që kanë probleme financiare nuk ka nevojë të paguajnë për qiranë, gazin dhe energjinë elektrike.

    Ndryshime në qendrat e qyteteve

    Shumë prej dyqaneve rrezikojnë të falimentojnë dhe kjo pritet të sjellë edhe ndryshime në qendrat e qyteteve gjermane ku gjenden zakonisht qendrat tregtare, plot dyqane të tjera si dhe zyra sipërmarrjesh të ndryshme.

    Edhe kur kriza e Coronës të mbarojë, shumë tregtarë me pakicë do ta kenë të vështirë t’ia dalin mbanë në të ardhmen. “Tregtia në internet e cila shënoi rritje do të vazhdojë edhe më tej dhe për këtë arsye muajt e ardhshëm do të ketë rënie të shitjeve në qendrat tregtare”, tha urbanisti Thomas Krüger në një intervistë me tagesschau.de. Kjo do të sjellë me vete edhe mbylljet e tyre në qendrat e qyteteve. Por sipas Thomas Krüger nuk janë vetëm dyqanet që pritet të çojnë në ndryshime në qendrat urbane. Në qendrat e qyteteve kanë selitë dhe zyrat e tyre edhe shumë firma, institucione dhe sipërmarrje. Dhe për shkak se tani shumë vetë po punojnë nga shtëpia, pritet që të ketë ndryshime edhe në fushën e përdorimit të zyrave.

    Megjithatë nuk pritet që qendrat e qyteteve të boshatisen. Sipas urbanistit Krüger rënia e qirave që mund të ndodhë si pasojë falimentimeve mund të çojë në modele të reja të shfrytëzimit të objekteve të ndërtimit, si koncepte për shfrytëzimin e tyre për gastronomi, art, për shitje dhe si zyra.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Gjatë gjithë jetës të Ivanka Trump, ajo punoi për babanë e saj. Kur Donald Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me makinë në një treg Krishtlindjesh...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar lidhur me darkën e mbrëmshme. Fillimisht Xheneta nuk denjonte të zgjohej nga shtrati. “Nuk jam t’u e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.