×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: Deklarata e Osmanit për moratoriumin, përpjekje për justifikim të dështimit të politikës së jashtme

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Pjesa e fjalimit të presidentes Vjosa Osmani, ku tha se pranimi i moratoriumit njëvjeçar për moslobim të njohjeve të reja të Kosovës në Marrëveshjen e Washingtonit cenoi rendin kushtetues, shkaktoi debat në opinion mbi atë se nuk është e kritikueshme një marrëveshje që zë fill brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

    Analisti politik, Bekim Çollaku, më shumë po e sheh si arsyetim të dështimit në politikën e jashtme dhe si pajtim të Osmanit me qëndrimin kundërshtues të kryeministrit Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit.

    “Në fjalim e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës i cili u bojkotua nga pjesa dërmuese e opozitës, presidentja e vendit tërthorazi ka kritikuar edhe marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidentja në përpjekjen e saj për të justifikuar dështimet serioze në politikën e jashtme të Kosovës, ndër të tjera ka thënë se “moratoriumi i përcaktuar në marrëveshje cenonte rëndin tonë kushtetues dhe të drejtën për konsolidim ndërkombëtar…”. Kjo është një dëshmi e qartë se presidentja mban të njëjtin qëndrim kundërshtues njësoj sikur kryeministri Kurti lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit dhe obligimet që burojnë nga kjo marrëveshje”, ka thënë Çollaku në një përgjigje për portalin Klankosova.tv.

    Çollaku tha se kjo qasje e institucioneve tona jo vetëm se është në kundërshtim me politikën e jashtme të SHBA-së në relacion me Kosovën, mirëpo ajo as nuk mund të përdoret si arsyetim për dështimet e Kosovës në politikën e jashtme gjatë këtyre viteve të fundit.

    “Në mungesë të dijes dhe vizionit të qartë për të ecur përpara në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe përmbylljes së shtetndërtimit, udhëheqësit aktualë shtetërorë po humbasin energji duke gërmuar në të kaluarën për të arsyetuar dështimet e tanishme. Kjo është një qasje totalisht e gabuar”.

    Megjithatë, Osmani para deputetëve të premten tha se politika e jashtme e Kosovës tashmë është në rrugë për të mbrojtur interesat shtetëore.

    “Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar edhe moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitetin tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Tani, këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë”.

    Edhe administrata aktuale e Joe Biden pati deklaruar se qëndrimi i SHBA-së mbi marrëveshjen trelaterale mes Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së mbetet i pandryshuar dhe se palët duhet të zbatojnë zotimet e nënshkruara.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me rastin e 9...
    Lajme09 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian sot i festojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë,...
    Lajme09 Maj 2024
    OSBE-ja ka deklaruar sot se do të vazhdojë të mbështesë misionin e saj në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana...
    Opinione09 Maj 2024
    Nga Mero Baze: Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari I Shtetit I SHBA, dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe...
    Vip09 Maj 2024
    Analisti dhe gazetari i njohur Astrit Gashi pak ditë me parë ka kurorëzuar dashurinë e tij me Alba Merovci. Ndonëse të dytë...
    Sport09 Maj 2024
    Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. As kalimi te Fulham në formë huazimi nuk rezultoi...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Seanca parlamentare për inaugurimin e fitueses së zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, u caktua për të dielën, 12 maj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.