Një tjetër pyetje pikante i është drejtuar Bucit gjatë natës së sotme të banorëve të nominuar të Big Brother VIP Kosova.
“Pse nuk i ke lënë hapësirë personazheve të reja, por ke vendosur prap të vish në një reality show?”, ka qenë pyetja drejtuar atij.
“Unë këtu kom ardhur për shkak të shumë gjërave nga jashtë, se këtu është një çmim i madh edhe unë e shoh një zgjidhje shumë të madhe në ekonominë time të familjes, edhe personazhet e reja kush ka dashur të aplikoj ka aplikuar, kush është pranuar është pranuar, unë kam hy këtu për atë qëllim”, ka thënë Buci pos tjerash.