×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Çmimet në shkurt u rritën mbi 7%, mbrojtja e konsumatorit e forcon ekonominë

    FrontOnline
    15 Mars 2022

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit, me temën “Mbrojtja e konsumatorit dhe ngritja e çmimeve në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

    Aty u tha se kjo konferencë për synim ka ndërgjegjësimin e konsumatorëve në lidhje me të drejtën e tyre.

    Dardan Abazi, Hulumtues i Lartë në INDEP, tha se do të vazhdojnë të jenë dritarja e vetme në mbrojtje të konsumatorëve.

    “Ne e kemi rritjen e çmimeve të konsumatorëve që kanë rënduar një pjesë të madhe të konsumatorëve. Se cilët janë shkaktarët dhe veprimet që institucionet që po i ndërmarrin unë besoj që do të kemi diskutim të pasur.

    Nijazi Shala nga Departamenti për mbrojtjen e Konsumatorit, tha se kontrollet e çmimeve mund të ndihmojnë korporatat duke i eliminuar monopolet.

    “Nuk është ekonomi e kontrolluar si në të kaluarën. Kontrollimi i çmimeve ishte shumë më i lirë në të kaluarën. Nëse varet nga importet është shumë e vështirë në kontrollimin e çmimeve. Kosova ende nuk paraqet vend konkurrent ndërkombëtarisht. Kosova nuk paraqet vend me intensitet të lartë kapital. Mbrojta e konsumatorit ka rëndësi të veçantë dhe mund të konsiderohet si kategori ekonomike. Mbrojtja e konsumatorit konsiston në forcimin e ekonomisë. Kontrollet e çmimeve mund të ndihmojnë korporata duke eliminuar monopolet. Jemi në proces të ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit”, tha Shala.

    Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tha se roli i tyre është publikimi i statistikave

    Roli i agjencisë së statistikave është mbledhja dhe publikimi i statistikave, i cili tha se është vërejtur një ngritje e çmimeve afro 7.3 për qind.

    “Lëvizjet e çmimeve kanë pasur një ngritje dhe Agjencia e Statistikave përcjellë listën e çmimeve në baza mujore. Së fundmi agjencia ka publikua indeksin për shkurt ku është vërejtur rritje e çmimeve që nuk ka qenë shumë e lartë diku  7.3 për qind. Një pjesë e madhe e artikujve janë të varura 100 për qind nga importi. Do të kemi lëvizje edhe të çmimit të transportit”, tha Berisha.

    E Fadil Berjani kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, tha se momentalisht Kosova ka çmimet më të lira në rajon sa i përket derivateve. Berjani, teksa ka folur për këto çmime, ka kërkuar nga pronarët që t’i ulin çmimet pasi ato kanë pësuar rënie edhe në tregjet ndërkombëtare.

    “Ata të cilët kanë rritur çmimet në emër të derivateve i lus që të ulin çmimet sepse ka rënë. Unë po e them se derivatet e naftës në Kosovë janë më të lirat në regjion. Shqipëri, 1.77, Serbi-1.60, Mal të Zi 1.74, në Kosovë janë 1.49 deri në 1.52 cent. Këto janë çmimet aktuale në Kosovë”, tha ai.

    Albion Ujkashi, Rrjeti i Shitësve me Pakicë, tha se e rëndësishme është që konsumatori të konsiderohet si pjesë e domosdoshme e të bërit biznes. Teksa ka folur për rritjen e çmimeve kohëve të fundit, ai tha se synim kanë edhe reduktimin e përdorimit të qeseve të plastikës.

    “Rrjeti i shitësve është organizatë e re që janë biznese më të mëdha ne tregun me pakicë që ka për qëllim të mbrojë shitësit me pakicë. Ne vazhdimisht angazhohemi për mbrojtje të konsumatorit. Kemi edhe çështjet mjedisore për reduktimin e përdorimit të qeseve të plastikës. Në aspektin e rritjes së çmimeve duhet të marrim për bazë ditët e fundit. Kemi një rritje 10 për qind në baza vjetore. Nëse marrim për bazë grurin është një rritje 62 për qind, ndërsa është në nivele më të larta të ngritjes”, tha ai.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Lajme07 Maj 2024
    Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Konferenca do...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.