×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Clooney “turpërohet” me vendimin për vrasjen e Breonnas

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    George Clooney iu është bashkuar yjeve të tjerë duke kundërshtuar vendimin për ta dënuar vetëm njërin nga zyrtarët policorë të përfshirë në sulmin fatal të Breonna Taylorit. Teknikja e spitalit, Taylor, 26- vjeçare, ishte qëlluar disa herë kur policët kishin bastisur shtëpinë e saj në Louisville, Kentucky, në mars.

    Clooney, bashkëqytetar i Kentuckyt, ka thënë se është “i turpëruar” nga vendimi për ta dënuar Brett Hankison, jo për vdekjen e Taylorit, por për “rrezikim të papërmbajtur”. Aktorët Viola Davis dhe Jeffrey Wright kanë shprehur gjithashtu frustrimin e tyre.

    Vdekja e Taylorit më 13 mars, në radhën e vdekjes së George Floydit dhe të tjerëve, është kthyer në arsyen për tubim për protestat “Black Lives Matter” rreth gjithë botës.

    Thirrjet për drejtësi

    Ka pasur thirrje të shpërndara për tre policët që kanë qenë të përfshirë në vdekjen e saj, të cilët janë të bardhë, që të dënohen me vdekje.

    Të mërkurën ishte shpallur se Hankison do të dënohej me tri akuzat të rrezikimit të papërmbajtur duke qëlluar në banesën e fqinjit të tij gjatë bastisjes. Nuk do të ketë dënime për Jonathan Mattingly dhe detektivin Myles Cosgrove, dy zyrtarët e tjerë të përfshirë.

    Në një qëndrim, Clooney ka thënë se ai “është lindur e rritur” në Kentucky, është rritur duke e ditur se “çka është e drejtë dhe çka është e gabueshme”. Ai ka thënë se ai “ka punuar në fermat e duhanit në Kentucky”, ka marrë një shtëpi në vend dhe ka njohur “komunitetin” e tij dhe “mirëqenien e përbashkët” të tij.

    “Sistemi i drejtësisë në të cilin jam rritur është të besoj se njerëzit duhet të përgjigjen për veprimet e tyre”, ka vazhduar ish-ylli i ER-së. “Emri i saj ishte Breonna Taylor dhe ajo ishte qëlluar për vdekje në shtratin e saj nga tre zyrtarë të bardhë policorë, të cilët nuk do të dënohen për ndonjë krim për vdekjen e saj”. Kolegia e tij, fituesja e Çmimit “Oscar”, Davis, ka shkruar në Twitter e zemëruar dhe ylli i Westworld, Wright, ka kërkuar dënim nga gjykata, përderisa regjisorja Ava DuVernay ka shprehur mbështetjen e saj për familjen e Taylorit.

    “Zoti e bekoftë familjen e Breonnas dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur”, shkroi në TWitter regjisorja e filmit “A Wrinkle in Time” dhe e serialit “When They See Us”. “Vdekja e saj tragjike e shkaktuar dhuna e heshtjes dhe mosveprimi i qytetit të cilin e ka quajtur shtëpi është më shumë sesa kushdo nga ta do të duhej ta duronin”. Ndërkohë, aktorja Mira Sorvino e trajtoi çështjen me ndjekësit e saj të Twitterit pasi shprehi ndjenjat e saj për rastin. “E shoh se kam humbur mbi 100 ndjekës që nga shkrimi im rreth Breonna Taylor, dhe se si sistemi gjyqësor krejtësisht ka dështuar me të”, ka shkruar ajo. “Nëse kjo është arsyeja atëherë jam e lumtur që s’ju kam më”.

    Çka ndodhi me Breonna Taylorin?

    Breonna Taylor ishte teknike mjekësore në emergjencë, e cila jetoi në Louisville, Kentucky. Ajo dhe i dashuri i saj ishin në shtrat në shtëpinë e tyre, kur zyrtarët policorë hyrën në banesën e saj pak pas mesnatës së 13 marsit. Policët ishin duke vepruar me një urdhër të mostrokitjes, i cili i kishte autorizuar të hyjnë në shtëpi pa paralajmëruar. I dashuri i Taylorit, e cili ka leje për armë, gjuajti gjatë incidentit, i cili më vonë tha se ai kishte menduar se kishin hyrë hajnat në shtëpi. Taylori vdiq pasi u qëllua tetë herë nga policia. Nuk ishte gjetur drogë në shtëpi. Rasti ligjor i ngritur nga familja e Taylorit tha se policët nuk ishin duke e kërkuar atë apo partnerin e saj, por një të dyshuar tjetër, i cili nuk kishte jetuar në atë ndërtesë dhe ishte tashmë në paraburgim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.