×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Republika e Kosovës vazhdon të mos ketë qasje në 99 pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Republikën e Serbisë. Përveç identifikimit të tyre dhe vendndodhjes së aseteve, Prishtina zyrtare nuk ka informacione nëse këto prona shfrytëzohen apo cila është gjendja e tyre, thonë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

    Në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), thuhet se, “autoriteti administrative i Agjencisë vlen për të gjitha pronat e ndërmarrjeve, përfshirë edhe pronat jashtë Kosovës”.Në pronat që gjenden në territorin e Serbisë, AKP-ja nuk kanë fare qasje, siç thonë në përgjigje, kjo duke pasur parasysh raportet e përgjithshme me Serbinë.

    Zgjidhja e këtij problemi duhet të kërkohet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në negociatat që po zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thonë profesorët e ekonomisë, Muhamet Sadiku dhe Musa Limani, pikërisht tashmë kur Serbia po pretendon se ka prona në territorin e Kosovës.

    “Duke pasur parasysh, se në atë botë shumë ndërmarrje shoqërore i kanë hapur përfaqësitë e veta duke financuar ato prona, që tashmë tërësisht kanë mbetur në Serbi. Është bërë problematike qëndrimi refuzues i Serbisë sepse Serbia gjithnjë kishte pretendime se kinse është pronare e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, e kjo aspak nuk është e vërtet”, tha Sadiku.

    Edhe profesori tjetër i ekonomisë, Musa Limani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se Kosova duhet të krijojë një komision të veçantë ekspertësh, në mënyrë që në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, të paraqesë argumente për pronësinë e pronave që gjenden në Serbi.

    Ai dyshon se Serbia tashmë në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar disa nga asetet e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.“Serbia i ka përvetësuar repartet tona (të Kosovës), i ka bërë si të vetat. Disa i ka shitur. Ndërmarrja ‘Jatex’ ka pasur pronë në Serbi, por kjo e fundit e ka shitur dhe nuk ka dhënë asnjë llogari. Kosova duhet të formojë një komision të veçantë ekspertësh, pasi Serbia në negociata po merr me vete ekipe të tëra ekspertësh, dhe me gjëra të pavërteta mundohen ta bindin faktorin ndërkombëtar për pronat në Kosovë”, thekson Limani.Ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Gjakova, ka 31 objekte afariste në republikat e Ish-Jugosllavisë. Kurse vetëm në territorin e Serbisë gjenden 24 objekte shitëse.Muhamet Sadiku, ndërkaq e konsideron situatë të përshtatshme fokusimin e kësaj çështjeje në Bruksel.

    “Kosova e ka një dispozicion të qartë edhe në diskutimet në dialogun që po zhvillohet me Serbinë, Kosova ka të drejtë që t’i kërkojë pronat e veta. Në realitet është një padrejtësi e madhe edhe ndërkombëtare, që Kosova është përjashtuar nga procesi i suksesionit. Suksesioni gjithsesi duhet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë për t’i qartësuar definitivisht faturat që pretendohet dhe nuk janë të qarta”, thekson Sadiku.Në takimin në nivel ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë që është mbajtur nga mesi i muajit shtator në Bruksel, është diskutuar për “pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore”.Borko Stefanoviq, i cili ka qenë shef i ekipit negociator i Qeverisë së mëhershme të Serbisë, në dialog më Kosovën dhe aktualisht nënkryetar i subjektit opozitar serb Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, më herët ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se “pala e Serbisë mund të insistojë për disa prona të pretenduara”.

    “Beogradi, mund të insistojë për ndërmarrjet e mëdha, për minierat, fabrikat, në të cilat Republika e Serbisë ka investuar ose përmes kredive të cilat Republika e Serbisë i ka kthyer apo është duke i kthyer ende në emër të Kosovës”, ka thënë Stefanoviq.Përveç pronave në Serbi, Kosova llogaritë se ka edhe 64 asete të tjera në vendet e ish-Jugosllavisë.

    Sipas të dhënave që ka Agjencia Kosovare e Privatizimit, Kosova ka në evidencën e saj 163 prona nëpër shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, pasuri e ndërmarrjeve shoqërore të Republikës së Kosovës, thonë zyrtarë të AKP-së. Agjencia ka vështirësi në procesin e identifikimit të gjitha aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës jashtë territorit të Kosovës në ish-Jugosllavi.35 prona në Mal të ZiNë Republikën e Malit të Zi ka transformim dhe ndërrim të titullarit juridik të pronës në mënyra të kundërligjshme, thonë në AKP. Rasti më eklatant, sipas kësaj Agjencie, është prona e ndërmarrjes shoqërore “Rekreaturs Prishtina” e zëvendësuar me “Rekreaturs Budva”, dhe shumica e këtyre pronave janë jashtë kontrollit faktit të AKP-së dhe autoritetit të likuidimit të ndërmarrjeve të Kosovës.Kurse, një pjesë e vogël e tyre evidentohet ne emër të ndërmarrjeve shoqërore në regjistrat pronësore, ndërsa për një kategori të caktuar, AKP-ja është duke ndjekur procedurat gjyqësore nëpër gjykata dhe organet administrative.

    15 prona në Bosnjë HercegovinëNë këtë shtet Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka qasje, për shkak siç thuhet, të kufizimeve të lirisë së qarkullimit atje.Megjithatë, AKP-ja për disa prona që ka dëshmi dhe informacione, ka angazhuar një avokat i cili kryen veprime të kufizuar dhe me autorizime specifike për tri asete të ndërmarrjeve shoqëror. Vlen të ceket se në qytetin Zenica të Bosnjë Hercegovinës, është një aset i ndërmarrjes shoqërore “Jatex” në shfrytëzim, por shumica janë jashtë kontrollit administrativ të AKP-së.Tetë asete në Maqedoninë e VeriutNë Maqedoninë e Veriut është autorizuar një ofrues shërbimesh për identifikim dhe sigurimin e dokumentacionit administrativ dhe pronësor të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.Pesë prona në KroaciNë Kroaci nuk ka ndonjë veprim specifik rreth këtyre pronave.

    Një pronë në SlloveniNë këtë shtet nuk ka informacione për statusin dhe gjendjen e pronës.Procesi i privatizimit ka filluar rreth 17 vjet më parë nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), që u pasua më vonë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).Deri më tani nuk është privatizuar ndonjë ndërmarrje jashtë territorit të Kosovës, por zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se AKP-ja, bashkë me përfaqësues të qeverisë dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore të Kosovës, janë angazhuar në bisedime e vizita direkte në shtete fqinje. Dhe për këtë janë krijuar edhe grupe punuese për të evidentuar asetet e mbetura dhe për të gjetur zgjidhjen, që është kthimi i tyre te pronari i vërtetë- shteti i Kosovës, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /REL/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti dhe Fitimi kanë folur rreth formatit të Big Brother. Ata shpreheshin se në...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjatë mbrëmjes, Drenusha i ka thënë Sarës në prani të Drilonit dhe të tjerëve, se ajo nuk ka fare ndjenja për Drilonin....
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti ka folur rreth darkës që pati me Xhenetën. Ishte Rovena ajo që e...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Në orët e vona të natës, Gjesti është shprehur se Xhenetës nuk ia ndjen fare për të. Madje ai u shfaq i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.