×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku, Kurtit: E di që po të mungon Thaçi, por duro edhe pak – dielli do të lindë përsëri

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e marrëveshjes së Asociacionit të nënshkruar nga ish-kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

    Çitaku tha se Kurti iu kthye përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ato që sipas saj, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara.

    “Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”.

    “Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeministri i Pavarësisë së Kosovës”, shkroi Çitaku.

    Ajo më tej tha se Kurti si kryeministri i dytë më jetëgjatë në vend, do të mbahet në mend vetëm si kryeministri  i autonomisë politike për serbët e pjesës veriore të Kosovës.

    “Marrëveshja bazike të cilën ai e ka pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i ka humbur njohjen e ndërsjellë Kosovës dhe i ka sjellë një sërë pasojash afatgjate dhe të patjetërsueshme vendit – që tkurrin sovranitetin e shtetit tonë. Ndërkaq, për këtë pjesën tjetër të qeverisjes, s’kemi çfarë të themi”, shkroi më tej Çitaku.

    Tutje, Çitaku tha se trashëgimia e vetme që do t’i mbetet në CV Kurtit do të jetë ura tri metra e Saradranit, teksa tha se Thaçi ka ndërtuar autostrada moderne, shkolla, i ka rritur pagat, ka ndërtuar institucione dhe e ka vënë në binar funksionimin e shtetit.

    “Kaq, rreth krahasimit tënd kaq të dëshiruar me Presidentin Thaçi, Kryeministër. E di që po të mungon, meqë po vazhdon ta përmendësh çdo ditë, por duro edhe pak. Dielli do të lind përsëri”, tha ajo.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.