×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cili është ushqimi i duhur kur keni ethe?

    FrontOnline
    18 Tetor 2023

    Supa është ushqimi i preferuar për shumë njerëz, madje ajo mund t’ju kujtojë ushqimin që gjyshja ju ka dhënë kur sëmureshit në fëmijëri

    Edhe pse konsiderohet si një ushqimi i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet nga lloji i supës. Në disa raste, disa lloje supe mund të përkeqësojnë simptomat tuaja, për këtë arsye AgroWeb.org ju njeh më poshtë me llojet e supës që duhet të shmangni për shqetësime të caktuara.

    Përfitimet e supës

    Supa mund të jetë e mirë kur keni temperaturë, sepse mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Kjo është një mënyrë për të marrë lëngjet që ju nevojiten, veçanërisht nëse keni diarre ose jeni në rrezik për dehidrim.

    Lëngu i ngrohtë i supës mund ta mbajë fytin tuaj të lagësht dhe të lehtësojë dhimbjen nëse ethet tuaja janë shkaktuar nga një infeksion i fytit ose nga ftohja e zakonshme.

    Lloji i supës që rekomandohet në rastet e të ftohurit

    Gjyshet betohen për vetitë shëruese të supës së pulës dhe AgroWeb.org pajtohet me to. Jo vetëm që redukton inflamacionin e fytit, por avulli mund të lehtësojë bllokimin e hundëve. Supa e pulës e bërë me lëngun e kockave të pulës, përmban minerale dhe vitamina të rëndësishme, veçanërisht kur në të shtohen edhe perime si karotat, hudhrat dhe qepët.

    Edhe pse nuk është vërtetuar se shëron ftohjen e zakonshme ose ndonjë sëmundje tjetër, konsumi nuk do t’ju dëmtojë dhe ju do të korrni përfitimet e hidratimit.

    Rastet kur nuk duhet të konsumoni këto lloje supash

    Nëse ethet janë shkaktuar nga një virus i stomakut dhe jeni duke përjetuar të vjella dhe diarre, qëndroni larg supave me bazë qumështi. Produktet e qumështit mund të përkeqësojnë diarrenë dhe këto supa nuk bëjnë përjashtim.

    Nëse keni temperaturë të lartë dhe nuk keni oreks, ose nëse keni dhimbje të forta fyti, skuqje të pashpjegueshme ose të vjella të vazhdueshme së bashku me temperaturë, është mirë të konsultoheni me një mjek. Supat që janë pikante ose me bazë domatesh mund të përkeqësojnë dhimbjen e fytit, kështu që nëse temperatura juaj shoqërohet me gërvishtje të fytit, shmangni këta irritues të mundshëm./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot ka nisur grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar. Lidhur me këtë, ministri i Punëve të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takimin përmbyllës përfaqësuesit e Fondit...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ka vdekur një 50-vjeçar në Durrës, pasi është aksidentuar në vendin e punës. Policia tha se tashmë i ndjeri është dëmtuar nga...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, ishin sot në Gjakovë, në Lugbunar me rastin e nisjes...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, realizuan një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.