×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Cilave biznese do t’u shpërndahen 200 milionë € në janar 2021? Flasin nga Ministria e Financave

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar pako të re fiskale për vitin 2021.

    Hoti tha se për këtë çështje janë në diskutim me institucionet përgjegjëse.

    “Jeni në dijeni gjithashtu që tani unë kam formuar një grup punues në kuadër të zyrës time për të përgatitur pakon e re fiskale e cila duhet të finalizohet në javën e parë të janarit  dhe ju jeni të përfaqësuar në këtë grup punues. Në bazë të diskutimeve që I kemi pas me komunitetin e biznesit në kuadër të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime kemi pranuar plotë propozime dhe tani një grup është duke I sistemuar ato propozime për të dalë me masa të reja të politikave fiskale në janar të vitit 2021”, ka deklaruar i pari i ekzekutivit.

    Kurse duke folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Hoti ka thënë se janë duke punuar intensivisht për zbatimin e këtij ligji.

    Lidhur me këtë Front Online ka kërkuar përgjigje në Ministrinë e Financave se çfarë ndihmash parashihen për bizneset përmes këtij ligji dhe se a do të ndihmohen të gjitha.

    Por në këtë të fundit nuk kanë dhënë përgjigje konkrete.

    “Në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, në Nenin 11, është përcaktuar se të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur problem të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilat kanë qenë aktive në regjistër të Administratës Tatimore të Kosovës, para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro”, ka thënë Muharrem Shahini, drejtor i Zyrës për Komunikim në Ministrinë e Financave.

    Sipas tij, shuma prej 200 milionë eurosh do të përfshihet në projektligjin e buxhetit për vitin 2021.

    Shahini thotë se në neni 11 i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike përcakton se kjo masë përfshin bizneset private, pra këtu nuk janë të përfshira ndërmarrjet publike.

    “Neni 11 i ligjit përcakton kriteret e përgjithshme për kompanitë përfituese, ndërsa kriteret e detajuara – në linjë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – janë duke u përgatitur nga grupi punues qeveritar i cili po punon në dizajnimin e planit operacional për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, ka shtuar ai.

    Ndërsa, i pyetur se a është e vërtetë që në kuadër të ndihmave për bizneset përsëri po merret si periudhë referuese dhjetori i vitit 2019, përderisa që nga ajo periudhë ka shumë punëtorë të larguar nga puna dhe a po shpërblehen financiarisht me këtë rast bizneset që kanë larguar punëtorë, Shahini ka thënë se kjo është e rregulluar përmes nenit 12 të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    E, në nenin 12 të këtij ligji thuhet se “Paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor-dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë Covid-19, janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj, pas datës 29 shkurt 2020, e deri më 30 dhjetor 2020”.

    Lidhur me këtë çështje, Front Online ka kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit për të pyetur se a mund të merret si periudhë referuese për subvencionim të bizneseve shtatori 2020, apo marsi 2020 kur ka filluar pandemia COVID-19 në Kosovë, por që nga e njëjta për tri ditë nuk kanë kthyer përgjigje.

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike u miratua në Kuvendin e Kosovës më 4 dhjetor më 72 vota pro.

    Projektligji që nga miratimi i tij në korrik nga Qeveria e Kosovës, kishte hasur në mospajtime ndërmjet partive politike./FrontOnline

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.