×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cilat pije duhet të pini para se të shkoni në shtrat: Ato kanë një efekt të dobishëm në trup

    FrontOnline
    28 Korrik 2022

    Përveç një diete të ekuilibruar, gjumi cilësor është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili shpesh neglizhohet. Në mes të një jete gjithnjë e më stresuese dhe të ngarkuar, gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me pagjumësinë dhe mungesën e gjumit.

    Në mënyrë që trupi të grumbullojë energji të mjaftueshme, i nevojiten mesatarisht 7-8 orë gjumë të pandërprerë.

    Pothuajse të gjithë ne e dimë se duhet të shmangim pije si kafeja apo pijet energjike përpara se të shkoni në shtrat, por disa pije rekomandohen për t’ju ndihmuar të bini në gjumë sa më lehtë dhe shpejt.

     

    Uji

    Nuk mund të gaboni kurrë me ujin – shumë njerëz mbajnë një shishe me ujë pranë shtratit të tyre. Nuk ka sheqer, nuk ka kalori dhe në mënyrë efektive shuan etjen. Pini sa më shumë ujë gjatë ditës për të hidratuar trupin tuaj.

     

    Çaj bimor

    Çajrat bimor kanë një efekt qetësues në trup. Veçanërisht rekomandohet çaji i borzilokut, i cili ul në mënyrë efektive nivelin e kortizolit (hormoni i stresit).

    Çajrat e valerianës, kamomilit ose mentes janë gjithashtu zgjedhje të shkëlqyera.

     

    Qumështi

    Qumështi i ngrohtë para se të shkoni në shtrat është efektiv. Qetëson trupin dhe për të neutralizuar shijen e laktozës, mund të shtoni një lugë çaji mjaltë, kanellë ose karafil.

     

    Lëng qershie

    Lëngu i qershisë, pa ëmbëlsues të shtuar, ndihmon personat që vuajnë nga pagjumësia. Hulumtimi i kryer te të anketuarit që ishin 50 vjeç, tregoi se ata që pinin lëng qershie dy herë në ditë flinin mesatarisht 84 minuta më shumë se ata që nuk e konsumonin këtë pije. Vishnjat janë të pasura me përbërës të dobishëm që lidhen me gjumë të shëndetshëm./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka pritur sot në një vizitë disa nxënës të ciklit të mesëm të ulët, të cilët kanë pasur rastin...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategoritë që i kanë dhënë më së shumti Kosovës....
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverinë e tij nuk do të ketë më pagesa të TVSH-së...
    Lajme16 Janar 2025
    Bedri Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Mijëra qytetarë të Skenderajt sot i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kryeministër. “Është nder të jem sonte këtu, në vendin e...
    Lajme16 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka nisur tubimin për zgjedhjet e 9 shkurtit në Skënderaj. Në këtë tubim po marrin pjesë një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.