×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cilat janë perimet më të pasura me lëndë ushqyese?

    FrontOnline
    03 Nëntor 2022

    Edhe pse të gjitha perimet janë të shëndetshme, disa dallohen për furnizimin e tyre me lëndë ushqyese dhe përfitimet e shumta shëndetësore.

    Këtu janë 12 nga perimet më të pasura me lëndë ushqyese për shëndetin:

    Spinaqi

    Spinaqi kryeson tabelën si një nga perimet më të pasura me lëndë ushqyese. Spinaqi është i pasur me antioksidantë, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme. Studimet tregojnë se spinaqi mund të përforcojë shëndetin e zemrës duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut.

    Karrota

    Karrotat janë ndër burimet kryesore të vitaminës A. Një racion me karrota ofron 1,069 mikrogramë të kësaj vitamine, duke tejkaluar dozën e nevojshme prej 700 mikrogramë për femrat dhe 900 mikrogramë për meshkujt. Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e syve, lëkurës, dhëmbëve dhe kockave.

    Brokoli

    Brokoli përmban sulforafan, një përbërës  që ndikon direkt për një lëkurë të shëndetshme dhe për riparimin e dëmtimeve të lëkurës . Është gjithashtu i pasur me vitamina dhe minerale.

    Hudhra

    Hudhra është përdorur si një bimë mjekësore për mijëvjeçarë. Përbërësi kryesor është alicina, e cila ndihmon sheqerin në gjak dhe shëndetin e zemrës.

    Lakra e Brukselit

    Lakrat e Brukselit përmbajnë kaempferol, një antioksidant që mund të mbrojë kundër dëmtimit oksidativ të qelizave dhe të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kronike. Ato janë të pasura me fibra dhe shumë lëndë të tjera ushqyese.

    Sallata Kale

    Kale është e pasur me vitamina A, C dhe K, si dhe me antioksidantë. Studimet tregojnë se kale mund të mbështesë nivele të shëndetshme të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

    Bizelet

    Bizelet jeshile janë të pasura me fibra, të cilat mbështesin shëndetin e tretjes. Po ashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen natyrore të organizmit, duke nxitur diurezën, funksionimin e duhur intestinal dhe duke riekuilibruar punën e zemrës.

    Chard

    Chard zviceran është i ulët në kalori, por i lartë në shumë vitamina dhe minerale. Kjo perime mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të shkaktuar nga diabeti i tipit 2, megjithëse nevojiten studime të mëtejshme.

    Panxhari

    Panxhari është i pasur me nitrate, të cilat trupi i konverton në oksid nitrik, një përbërës që mund të ndihmojë në zgjerimin e enëve të gjakut. Sipas studimeve, nitratet në lëngun e panxharit mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të presionit të gjakut. Nga ana tjetër, kjo mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Asparagu

    Asparagu është i pasur me disa vitamina dhe minerale dhe është një shtesë e shkëlqyer për çdo dietë. Marrja e mjaftueshme e folatit nga ushqime të tilla si asparagu mund të mbrojë kundër sëmundjeve dhe të parandalojë parregullsitë e zhvillimit të tubit nervor gjatë shtatzënisë.

    Lakra e kuqe

    Lakra e kuqe është e pasur me antioksidantë dhe veti të dobishme. Lakra e kuqe është gjithashtu e pasur me antocianina, një grup përbërësish bimorë që kontribuojnë në ngjyrën e saj të veçantë dhe përfitime të shumta shëndetësore.

    Patatja e ëmbël

    Patatet e ëmbla dallohen për ngjyrën e tyre të gjallë portokalli, ëmbëlsinë dhe përfitimet mbresëlënëse shëndetësore. Një patate e ëmbël mesatare përmban rreth 4 gram fibra, 2 gram proteina dhe një sasi të mirë të kaliumit, manganit dhe vitaminave B6 dhe C. Kjo perime është gjithashtu e pasur në beta karoten, të cilën trupi e konverton në vitaminë A. Sipas studimeve, patatet e ëmbla mund të jenë veçanërisht efektive për rregullimin e sheqerit në gjak dhe niveleve të kolesterolit./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta kanë vazhduar përplasjen e tyre mes vete për qasjen ndaj Drilonit. Xheneta e akuzonte Sarën për mosguxim të përballet...
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Vip15 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj sot në Instagram ka publikuar një fotografi me të birin e saj. Krahas kësaj fotografie, Xhensila ka...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë bërë bashkë duke kënduar njëzëri. ‘Vëllai i Madh’ u...
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.