Përdorimi afatgjatë i cigareve elektronike mund të jetë po aq i dëmshëm për zemrën tuaj sa edhe pirja e cigareve normale.
Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i vazhdueshëm i cigareve elektronike mund të dëmtojë ndjeshëm funksionin e enëve të gjakut të trupit, duke i lënë njerëzit në rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, shkruan The Independet, transmeton Klankosova.tv
Efekti negativ i duhanit në zemër është njohur prej kohësh, por më pak dihet për ndikimin e asaj elektronike.
“Në studimin tonë njerëzor, ne zbuluam se përdoruesit kronikë të cigareve elektronike kishin dëmtuar funksionin e enëve të gjakut, gjë që mund t’i rrisë ata në rrezik për sëmundje të zemrës,” tha Matthew Springer, udhëheqës i studimit dhe profesor i kardiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në studimin e tyre me minjtë, shkencëtarët zbuluan se nuk kishte asnjë komponent të vetëm që mund të hiqej nga avujt e cigareve elektronike që do të ndalonte efektin e dëmshëm në zemër.