×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë po e pengon liberalizimin e vizave? Flet drejtori i EPIK-ut

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, në një konferencë për media sot ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim vizash, por që tani asaj i ka mbetur që t`i bind shtetet anëtare të BE-së për finalizimin e këtij procesi.

    “Nuk ka asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë po përpiqem të ndihmojë që t`i bind shtetet anëtare për nevojën që t`i ofrohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Vlerësimi jonë mbetet që i keni përmbushur të gjitha kriteret, por vlerësimi jonë nuk mjafton sepse KE-ja nuk merr vendim. Ne duhet t`i bindim shtetet tona anëtare që të votojnë pro dhe për këtë është çfarë jemi duke punuar e po ashtu edhe kryeministri”, u shpreh Varhelyi.

    Lidhur me këtë deklaratë të komisionarit të BE-së, janë deklaruar edhe njohësit e integrimeve në vend.

    Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë për Front Online, se Kosova ka humbur kohë për arsye politike.

    “Sa i përket procesit liberalizimit vizave, Kosova ka humbur shumë kohë për arsye tërësisht politike. Ne kemi humbur momentumin pozitiv që ekzistonte në vitin 2016 për shkak mungesës së konsensusit të spektrit politik lidhur me çështjen e demarkacionit i cili i ka kushtuar qytetarëve te Kosovës tani pothuaj pesë vite izolim. Në vitin 2016, BE-ja hapi derën Kosovës që të jetë pjesë Zonës Shengen, por skena politike e Kosovës refuzoj këtë ofertë duke mbajtur kështu qytetaret e Kosovës të vetmit në Ballkanin Perëndimor pa të drejtën e lëvizjes së lirë”, ka thënë Shasha.

    Mosluftimi i korrupsionit pengesë për liberalizimin e vizave

    Mungesa e rezultateve të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë, sipas Shashës, është një ndër pengesat kryesore për mosliberalizimin e vizave.

    “Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Katër vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, ne ende s’kemi asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë për korrupsion. Rastet e interesit të lartë publik, sikur “PRONTO” dhe rasti “FAJDET” nuk kanë arritur të kthejnë besimin në institucionet e sundimit të ligjit.

    Sipas tij, kjo gjë është theksuar edhe në Raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian.

    “Raporti i Vendit 2020 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit. Në veçanti, vendet anëtare me shqetësim janë duke përcjell gjeturat e Raportit të Vendit, ku është konkluduar se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet institucionale, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik”, ka thënë ndër të tjera Shasha, për Front Online.

    Në rast se Kosova dëshiron që të ketë progres në procesin e liberalizimit të vizave, sipas drejtorit të Institutit EPIK, duhet që të arrij rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe të krimit të organizuar.

    “Arritja e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Në kuadër të mekanizmit për përcjelljen e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, Kosova ka shënjestruar 61 raste të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Është shumë e rëndësishme që sistemi i sundimit të ligjit të dëshmoj pavarësinë e vet duke bërë progres në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, ka thënë ai.

    Shasha: Nuk ka pasur vullnet politik për liberalizimin e vizave

    Pavarësisht që nga liderët institucional në vend vazhdimisht është pohuar se liberalizimi i vizave është agjendë e rëndësishme shtetërore, për të njëjtën nuk është punuar edhe aq shumë.

    Të paktën kështu po thonë njohësit e integrimeve, të cilët po potencojnë që ka pasur mungesë të vullnetit politik për këtë çështje.

    “Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave. Kosova ka pasur momentumin pozitiv për liberalizimin e vizave në vitin 2016, sidoqoftë sot çështja e hapjes së kufijve është çështje me implikime të shumta politike brenda disa vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë për Front Online, Demush Shasha nga Instituti Epik.

    E pengesë sipas tij është edhe mungesa e progresit në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Mungesa e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një pengese indirekte pasi qe vendet anëtare të BE-së e shohin bashkëpunimin rajonal si parakusht themelor në kuadër të gjitha proceseve integruese, përfshire edhe liberalizimin e vizave”, ka theksuar Shasha.

    Poashtu sipas tij për të ardhur më lehtë deri tek heqja e vizave për qytetarët, Kosova duhet që të shënojë progres edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Që nga publikimi i Strategjisë së Zgjerimit në shkurt 2018, BE-ja ka nënvizuar se: “Marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve është urgjente në mënyrë që Serbia dhe Kosova të avancojnë rrugën e tyre Evropiane.” Së fundi, BE-ja ka emëruar Përfaqësuesin e Posaçëm për Dialogun Beograd – Prishtinë detyra e të cilit është të arrij normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme e cila adreson të gjitha çështjet e hapura në mes të palëve dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal”, ka theksuar Shasha.

    Drejtori i EPIK-ut: Kosova duhet të intensifikojë komunikimin me BE-në

    Me qëllim të adresimit të sfidave që po e ngadalësojnë procesin e liberalizimit të vizave, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë për Front Online se Kosova duhet që të intensifikojë komunikimin me vendet anëtare të BE-së.

    “Komunikimi i shtuar me vendet anëtare të BE-së. Kosova duhet të intensifikoj komunikimin me vendet anëtare në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në aspektet e zgjerimit të cilat ndërlidhen me çështjet e brendshme politike të vendeve anëtare. Kjo kërkon komunikimin dhe koordinimin e afërt me ambasadat tona në vendet anëtare të BE-së, si dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Kosovë. Po ashtu, shoqëria civile, media dhe përfaqësues të akademisë duhet të janë të përfshirë. Vëmendje e veçantë duhet të kushtohet çështjeve të interesit kyç për vendet anëtare sikur që janë sundimi i ligjit dhe migrimi”, ka thënë Shasha për Front Online.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në anën tjetër, kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë. “Ky...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2074 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme08 Maj 2024
    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, raporton Front Online. Intervistimi i Durmishit ka...
    Të tjera
    Kronika08 Maj 2024
    Në fshatin Kishnicë të Graçanicës është raportuar për dhunë në familje. Lidhur me këtë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Një operacion i koordinuar nga Policia e Kosovës ka rezultuar në bastisjen dhe shkatërrimin e një laboratori tjetër të drogës në Leposaviq....
    Kronika08 Maj 2024
    Janë arrestuar dje katër të mitur në Lipjan pasi të njëjtin i kanë sulmuar dy bashkëmoshatarë të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit...
    Lajme08 Maj 2024
    Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke...
    Lajme08 Maj 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare filloi në orën 07:00. Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se deri më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.