×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë ndodh me trupin nëse nuk flemë një natë?

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2023

    Edhe pse gjumi gjatë natës është i domosdoshëm që organizmi i njeriut të jetë gati për funksionimin e përditshëm, shumë njerëzve u ka ndodhur që pas vetes të kenë një natë pa gjumë. Por, edhe pse një natë pa gjumë nuk duket si diçka e rëndësishme, ajo mund ta dëmtojë organizmin tuaj.

    Sipas rekomandimeve të organizatave shëndetësore, të rriturit duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë gjatë natës, ndërsa mungesa e gjumit mund ta rritë rrezikun e shumë problemeve shëndetësore, transmeton FrontOnline.

    Megjithatë, sipas studimeve të reja, vetëm një natë pa gjumë mund të jetë e dëmshme për organizmin tuaj.

    Kur kaloni më shumë se 18 orë pa gjumë, presioni i gjakut do të fillojë të rritet dhe kjo rrit rrezikun e një ataku kardiak ose goditjeje në tru. Përveç kësaj, një natë pa gjumë mund t’i ulë ndjeshëm nivelet e testosteronit te meshkujt.

    Mjeku Andrey Zinchuk thotë se mungesa e gjumit mund ta dëmtojë trurin dhe të ndikojë në mënyrën se si ndërveproni me njerëzit dhe mund të shkaktojë nervozizëm, ta rritë stresin dhe ta ulë përqendrimin.

    Përndryshe, gjumi me cilësi të dobët rrit rrezikun e obezitetit dhe diabetit, sëmundjeve të zemrës, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të tjera.

    Sipas Healthdirect, mungesa e gjumit mund të rritë nivelet e dopaminës në organizmin tuaj. Edhe pse ky tingëllon si një lajm i mirë – sepse sa më gjatë të qëndroni zgjuar, aq më i mirë mund të jetë disponimi juaj – mjekët këshillojnë që të mos e bëni këtë në asnjë mënyrë. Në fakt, ata rekomandojnë që kohën e lirë ta shfrytëzoni për një shëtitje ose ndonjë lloj aktiviteti tjetër fizik./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.