×
  • Opinione
  • Opinione

    Çfarë mund të arrish me 64 cent në ditë?

    FrontOnline
    18 Korrik 2024
    Shkruan Shenoll Muharremi:
    Sot qeveria po qarkullon një vendim rreth shtesave për fëmijë.
    Ne nuk duhet me kritiku gjithçka që bënë qeveria se aty bëhen edhe punë të mira, por ne duhemi me shiqu funksionin dhe qëllimin, përfshi efektet e veprimeve të saj.
    Vendimet në qeveri merren me arritë qellime specifike. Në këtë vendim po thuhet që për secilin fëmijë do të ipen 20 euro në muaj.
    Pastaj, për me magnifiku këtë ‘ndihmë’ dhe me gjeneru efekte elektorale, ministri i statistikave po thotë ‘240 euro në vit’ janë.
    Ta merr mendja fjala është për 200 euro në muaj.. Por në fakt fjala është për 64 cent në ditë. Nëse ndalesh edhe mendon një moment, dhe pyetesh, çfarë mund të bësh apo arrish me 0.64 cent ne ditë, vështirë të gjesh diçka kredibile.
    Vetëm pelenat për një javë kushtojnë ndoshta 20 euro. E vlera vjetore e ndihmës së qeverisë, 240 euro, janë relevant me ndoshta shpenzimet mujore për një fëjmijë kur e përfshinë ushqimin, higjienën, shëndetin, kopshtin, veshmbathjen.. E kur qeveria bënë politika publike gjithmonë duhemi tek qellimi i veprimit me u fokusuar. Me pyet, a po arrihet qëllimi dhe eketi i dëshiruar.
    Pyetja është: cili është qëllimi dhe efekti i shtesave apo rritjes së tyre? Cka synon qeveria me bë familjet me 20 euro në muaj? Cilin efekt synon me arritë? Me i ndihmu për ushqim? pelena? highienë?… asnjërën nuk mundesh me arritë me këtë shumë.
    Nuk dihet cili është qëllimi specifik i kësaj ndihme.. Apo mos rastësisht kjo ka të bëjë me një veprim elektoral që synon me i rritë, jo kujdesin ndaj fëmijëve, por votat e partisë në pushtet? Nëse nuk ka një qëllim specifik tek fëmijët që synohet me u arritë, atëherë ka gjasa që është një veprim elektoral.
    Pse e themi këtë? Për shkak se ti mundesh, nëse e ke ndërmend me i ndihmuar familjeve me fëmijë, nëse ske mundësi me i dhënë ndihmat me cash që janë kredibile, psh 100 euro në muaj, mundesh me zhvillu programe me ato mjete që ke në dispozicion dhe me i ndihmou fëmijëve në atë mënyrë që ti arrinë një qëllim specifik.
    Programet e qeverisë me ato mjete munden me qenë për edukim të tyre, për shëndet të fëmijëve, për cilën funksion që kemi dëshirë. Nëse ato mjetet i bëjmë bashkë të gjitha, mundemi edhe me arritë një efekt publik pozitiv. Por me këtë mënyrë, duket që ky veprim do të shkoj pa një efekt specifik se familjet në fund do përfundojnë duket blerë konzum për familjet e tyre, ku padyshim edhe fëmijët përfitojnë.
    Rrjedhimisht, efekti i shtesave është minimal dhe cilido që është qëllimi sekret që qeveria nuk e ka nda me ne, nuk duket se mund të arrihet. Vetëm mendoje, cilin objektiv mund ta arrish sot me 20 euro në muaj? Me 64 cent në ditë?
    Efekti ultimat ekonomik i këtij vendim do të jetë rritja e importit dhe rritja e deficitit tregtar të Kosovës që edhe ashtu kalon 5 milairdë euro në vit në mallra dhe nxejë jashtë rreth 50% të ekonomisë vendore në vit apo bruto produktit vendorë që nënkupton gjysmën e të gjithë vlerës së prodhimit, shërbimeve të bizneseve, fermerëve dhe prodhesëve tanë.
    Nëse kjo qëndron, që këto mjete përfundojnë në konzum dhe rrisin importin sic ka ndodhur vitet e fundit (dyfishim nga 2.5 në 5 miliardë për pak vite), fëmijët tanë do të jenë më të varfër më ketë vendim të qeverisë dhe do të kemi më pak financa publike për përmirësim dhe investime në shëndetësi dhe arsim publik vitet e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Ferizaji....
    Sport23 Nëntor 2024
    Bayer Leverkusen me përmbysje e ka mposhtur Heidenheim, me rezultat 5-2, të shtunën në kuadër të javës së 11-të të Bundesligës gjermane....
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se vendi i tij mbështet heqjen e pjesshme të masave të BE-së ndaj...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 100 mijë euro që ministria e Bujqësisë,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Iniciativa e Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë, dhe subvencionimin e qytetarëve me nga 50 euro për qen, duket se...
    Sport23 Nëntor 2024
    Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 12-të në elitën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.