×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë është terapia me kupa? Problemet shëndetësore që trajton

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Treapia me kupa është një lloj terapie alternative. Ajo përfshin vendosjen e kupave në lëkurë për të krijuar thithje, e cila besohet se përmirëson rrjedhën e energjisë në trup dhe lehtëson shërimin.

    Kjo terapi mendohet të jetë kryer fillimisht duke përdorur brirë kafshësh, më vonë kupat u bënë nga bambuja dhe më pas nga qeramika.

    Ndërsa sot terapia kryhet shpesh duke përdorur gota qelqi në formë sferike, por ato mund të jenë edhe prej plastike ose silikoni.

    Thithja krijohet kryesisht përmes përdorimit të nxehtësisë. Fillimisht kupat nxehen me zjarr dhe më pas vendosen në lëkurë. Ndërsa ftohen, ato e tërheqin lëkurën brenda.

    Një nga tekstet më të vjetra mjekësore që përmend terapinë e kupave është papirusi i Eberit (1550 p.e.s.) nga Egjipti i Lashtë. Gjithashtu mjeku grek Hipokrati, i njohur edhe si “babai” i mjekësisë, përpiloi përshkrime të teknikave të kupave.

    Në ditët e sotme, terapia me kupa zakonisht gjendet si një trajtim i ofruar nga praktikuesit e Mjekësisë Tradicionale Kineze.

    Shumë besojnë se kupa ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit në trup, duke rritur rezistencën e trupit ndaj patogjenëve, si dhe aftësinë e kësaj terapie për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të zvogëluar dhimbjen.

    Në këtë artikull po ju tregojmë përdorimet e tyre për të mirën e shëndetit tuaj.

    A është i vërtetuar shkencërisht efektiviteti tyre?
    Ekziston një numër në rritje i kërkimeve që synojnë të zbulojnë se si, dhe pse mund të funksionojë terapia me kupa.

    Sipas disa studimeve, disa nga efektet e terapisë së kupave përfshijnë:

    Nxitje e qarkullimit të gjakut.
    Ulje të inflamacionit.
    Rritje e imunitetit.
    Eleminin të toksinave në trup.
    Rritje e qarkullimin e gjakut në zonat ku vendosen.
    Lehtësim të tensionit të muskujve dhe nxitje e riparimit të qelizave.
    Mund të ndihmojnë në formimin e indeve të reja lidhëse dhe krijimin e enëve të reja të gjakut në inde
    Shqetësime të tjera që mund të trajtohen me kupa janë:

    Mund të jetë shumë efektive në lehtësimin e problemeve që krijojnë dhimbje, si për shembull:

    Për dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbjen në qafë dhe shpatulla, dhimbjen e kokës dhe migrenën, dhimbjen e gjurit, paralizën e fytyrës, hernien diskale lumbare, artritin rheumatoid etj

    Megjithatë ende nevojiten më shumë studime për të vlerësuar efektivitetin e vërtetë të kupave për këto probleme.

    Llojet e teknikave me kupa
    Ekzistojnë katër kategori kryesore të kupave që kryhen sot:

    Kupa e thatë: një metodë vetëm me thithje.

    Kupa e lagur ose me gjakderdhje: mund të përfshijë si thithje ashtu edhe gjakderdhje të kontrolluar.

    Kupat e lëvizshme: përfshin lëvizjen e gotave rreth trupit pas aplikimit të vajit për të masazhuar zonën e dëshiruar.

    Teknika e shpejtë: përfshin thithjen dhe lëshimin e shpejtë, të përsëritur të kupave në një zonë të trupit.

    Ku mund të vendosen?
    Kupat aplikohen më shpesh në kurriz, gjoks, bark, vithe dhe këmbë, por mund të vendosen edhe në fytyrë për qëllime estetike.

    Çfarë duhet të prisni gjatë një trajtimi me kupa?
    Për rezultate më të mira, mund t’ju kërkohet të jeni pa ngrënë ose të hani vakte të lehta 2 deri në 3 orë para seancës suaj.

    Gjatë një trajtimi me kupa, mjeku juaj do t’ju pyesë se çfarë simptomash keni përjetuar, për të marrë një histori të detajuar shëndetësore nëse kjo është hera e parë për ju.

    Mjeku do të vendosë gota në lëkurën tuaj dhe ju do të përjetoni një ndjesi thithjeje dhe presioni.

    Ju do të qëndoni me kupat në lëkurë për disa minuta përpara se specialisti t’i heqë ato.

    Lëkura juaj mund të skuqet dhe të shfaqë mavijosje të lehta pas seancës.

    Në varësi të llojit të shërbimit që po merrni, seanca mund të zgjasë diku nga 10 minuta në një orë, ose më shumë.

    Efektet anësore
    Efektet anësore që mund të përjetoni zakonisht ndodhin gjatë trajtimit tuaj ose më pas. Ato janë të tilla si:

    -Shenja rrethore ku kanë qenë kupat ose hematoma, që zakonisht largohen brenda 7 ditëve nga seanca.

    -Marramendje

    -Rrallëherë, mund të keni edhe djersitje ose vjellje.

    Nëse keni ndonjë nga këto probleme, konsultohuni me mjekun. /AgroWeb

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Shtator 2024
    Një hamburger me një lëng mund të jetë joshëse për një drekë të shpejtë ose një darkë të rastësishme dhe ju mund...
    Lifestyle09 Shtator 2024
    Dashi Horoskopi i datës 9 shtator 2024 nga Christine Haas Gjatë kësaj dite do keni dëshira të çmendura dhe jo të gjitha...
    Lifestyle09 Shtator 2024
    Uji është tejet i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Nëse jeni vazhdimisht të hidratuar, nivelet e glukozës në gjak do të jenë të...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë ai kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve e vlefshme për Grupin B4, e cila...
    Sport10 Shtator 2024
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës përballë Gjeorgjisë sonte në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në konferencën përpara...
    Vip10 Shtator 2024
    Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani sot feston ditën e lindjes. Në skenën e muzikës Remzia veçohet për zërin dhe stilin unik që...
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd. Në kryeqendrën serbe, ai do të pritet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.