×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin në këtë periudhë të vitit?

    FrontOnline
    14 Tetor 2023

    Të dish se çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar, do të thotë se jeni duke ndihmuar trupin që të mos preket nga bakteret dhe virozat e sezonit.

    Në fakt ka shumë ushqime, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit, por në këtë artikull do të përmendim ato më kryesoret që janë edhe produkte të stinës.

    Spinaqi

    Spinaqi është një burim i madh i vitaminës C dhe acidit folik, prandaj kontribuon në mbrojtjen e trupit ndaj baktereve. Kjo perime jeshile është e aftë gjithashtu të mbajë trupin të hidratuar mirë

    Brokoli

    Brokoli ka veti anti- inflamatore dhe njihet si një burim i shkëlqyer i kripërave minerale, duke qenë kështu një aleat thelbësor kundër gripit. Rekomandohet të gatuhen në avull, duke i shtuar shijen me pak kripë dhe vaj ulliri, pasi në këtë mënyrë ruajnë të pandryshuara vetitë e tyre organoleptike.

    Hudhra

    Ngrënia e hudhrës pengon rritjen e baktereve. Gjithashtu ajo është një nga ushqimet që përmirëson sistemin imunitar. Hudhrat përmbajnë squfur, e cila është një substancë që pengon rritjen e baktereve dhe mban të pastër sistemin tretës. Ndaj ata që e përfshijnë hudhrën në dietat e tyre ushqimore kanë një rrezikshmëri 50% më pak, për t’u prekur nga sëmundjet sezonale.

    Shega

    Shega është jo vetëm një aleat i shkëlqyer për lëkurën, por edhe një frut i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe vitamina. Këto veti e bëjnë atë një frut perfekt për të luftuar ftohjen dhe gripin dhe në përgjithësi për parandalimin e sëmundjeve të stinës. Konsumoni 1 ose 2 çdo ditë në këtë periudhë të vitit dhe të jeni të sigurt se bakteret ndodhen larg organizmit tuaj.

    Mjalti

    Mjalti konsiderohet një ushqim i shkëlqyer për shërimin e disa lloj sëmundjeve, por veçanërisht përmendet për mbrojtjen e trupit ndaj virozave. Ai përmban vitamina A, B, C dhe minerale të shëndetshme si bakër, hekur, fosfor, selenium, acide yndyrore të pangopura dhe kalcium. Marrja e një luge çaji mjaltë në mëngjes me stomakun bosh, do të ndihmonte në parandalimi e infeksioneve./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.