×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë dëmesh psikologjike shkakton bërtitma të fëmijët?

    FrontOnline
    28 Prill 2022

    “Të bërtiturit është diçka qe shpreh zemërimin e një personi, është një reagim i natyrshëm i kësaj ndjenje por që perceptohet si një formë kërcënimi social edhe para një fëmije 4 vjeçar.

    Në çfarëdo formë që të shprehet të bërtiturit është diçka e gabuar dhe prindërit nuk duhet ta justifikojnë një veprim të tillë edhe pse tërheq vëmendjen e fëmijës në çast”, shprehet doktor Kylie Prulett i cili mbron idenë se prindërit nuk duhet të bërtasin dhe ky është një kusht! Megjithatë ekzistojnë disa mite rreth të bërtiturit që babai i bën fëmijës.

    Të bërtiturat tuaja do të ndikojnë në zhvillimin e tyre

    Kjo varet nga temperamenti i fëmijës. Nëse fëmija është i turpshëm ai do ta vuajë më gjatë agresionin që ju shfaqët, nëse është disi i pavarur do ta përjetojë edhe më pak. Në zhvillimin neurologjik të fëmijës do të ndikojnë edhe forca të tjera gjatë punës tuaj me fëmijën.

    Kjo është e vetmja mënyrë që fëmijët kuptojnë se një i rritur është i nervozuar nga sjellja e tyre

    Fëmijët e kuptojnë menjëherë gjendjen tuaj emocionale dhe për këtë nuk keni përse të bërtisni me zë të lartë. Emocionet tuaja do të shprehen edhe nëpërmjet ndrysjes së vetullave, skuqjes në fytyrë etj.

    Është një impuls i rrezikshëm

    Kur fëmija është në rrezik, prindërit nuk mund të frenojnë të bërtiturin, në të vërtetë ashtu duhet të ndodhë. Kjo është një përgjigje që ndodh në mënyrë automatike nga sistemi nervor si një formë për t’i dhënë ndihmë. Refleksi i të bërtiturit shpëton jetë, megjithatë ngelet në kornizat e një refleksi dhe nuk duhet të përdoret në momentet e gabuara.

    Fëmijët ju dëgjojnë më shumë nëse bërtisni

    Ka një diferencë shumë të madhe midis të dëgjuarit dhe të kuptuarit të asaj që jeni duke thënë. Nëse një prind bërtet fëmija ju dëgjon por më shumë siguri nuk po “thith” shumë nga ajo që jeni duke thënë. Ndërkaq mëson se duhet të ketë frikë nga ju.

    E bën fëmijën më të ashpër

    Në të vërtetë sipas asaj që mjekët shprehin për “Fatherly”, kjo është diçka që nuk është provuar duke qenë se të bërtiturit është një ndëshkim fizik që nuk e prek zhvillimin moral të fëmijëss.

    Është e njëjta gjë për të dy prindërit

    Të bërtiturit rezulton të jetë më tepër një çështje e lidhur me gjininë e personit. Kështu nuk jemi duke thënë se nënat nuk bërtasin, por baballarët e bëjnë këtë me më tepër forcë. Kjo ndodh për shkak të testosteronit (hormon mashkullor) dhe për këtë arsye baballarët duhet të ndërgjegjësohen në lidhje me këtë më tepër se nënat. Në momentin që jemi të irrituar zëri do të jetë automatikisht më i lartë, dhe nëse marrim në konsideratë trashësinë e zërit mashkullor, do të kuptojmë se babai do të jetë edhe më i frikshëm në sytë e fëmijës në momentin që do të bërtasë. Kjo nuk do të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e marrëdhënieve të tyre në të ardhmen.

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Një shpërthim në veri të vendit të premten mbrëma ka dëmtuar një kanal që furnizon dy termocentralet e Kosovës, gjë e cila...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës e ka quajtur akt terrorist të kryer nga një ose disa persona shpërthimin në Ibër-Lepenc të premten në mbrëmje....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorhn Rohde ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Rohde përmes një...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Pas shpërthimit në Ibër Lepenc, KFOR-i amerikan ka dalur në vendin e ngjarjes. Për të sanuar dëmin janë vendosur makineri të rënda....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së jashtëzakonshme, ka gjetur kohë për të goditur mediat. Kurti ka kërkuar nga qytetarët që...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi i fundit në kanalin ujor është orkestruar nga Serbia, duke e konsideruar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.