×
  • Sport
  • Sport

    Celticu dhe Frankfurti hyjnë në garë për Ardon Jasharin, bëhet i ditur çmimi i futbollistit shqiptar

    FrontOnline
    01 Janar 2023

    Ardon Jashari është një prej futbollistëve më të talentuar që aktivizohet në futbollin zviceran.

    Falë paraqitjeve të tij, ai po kërkohet nga klube të mëdha në Evropë, shkruan FrontOnline.

    Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka bërë paraqitje fantastike me Luzernin, derisa u ftua edhe nga Zvicra në botëror.

    Ai është paraqitur në 17 ndeshje me Luzernin, derisa ka asistuar në katër gola.

    Dy klubet që tani kanë shfaqur interesim për Jasharin janë Celticu në Skoci dhe Frankfurti në Gjermani.

    Mediat helvete kanë raportuar se dy klubet e kanë kontaktuar Luzernin në lidhje me futbollistin shqiptar.

    Luzern i ka njoftuar të gjitha skuadrat e interesuara për reprezentuesin zviceran se për ta lënë të lirë kërkon të fitoj shtatë milionë euro.

    Gara me emrat e skuadrave të interesuara për Ardon Jasharin është shumë e madhe, pasi edhe skuadrat tjera si Ajax, Feyenoord, Real Sociedad, Napoli, Arsenal, Leicester City, Hoffenheim, RB Leipzig dhe Wolfsburg janë vënë pas tij./FrontOnline/

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.