×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi: Do të befasoheni me numrin e zyrtarëve të LDK’së dhe VV’së që përfituan nga privatizimi

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Hetim të Privatizimit, Gazmend Bytyqi, thotë se do të hetohet i gjithë ky proces dhe do të bëhen publik emrat e të gjithë atyre që përfituan nga keqpërdorimet në këtë proces.

    Sipas Bytyqit qytetarët do të befasohen me politikanët që përfituan jashtligjshëm. Tha se listës i prijnë zyrtarë të LDK’së dhe VV’së.

    “Publiku do të befasohet me shumë prej emrave dhe eksponentëve të partive të tjera, eksponentë të lartë të Lidhjes Demokratiket ë Kosovës, të Vetëvendosjes dhe të partive të tjera që do të dalin se janë privatizues ose që kanë privatizuar indirekt’, tha ai.

    Deputeti i PDK’së tha se kjo parti gjithmonë është akuzuar për privatizim të egër.

    “Nëse ka ndonjë parti që është gozhduar, anatemuar e ndaj të cilës është bërë një fushatë e madhe ndoshta deri në linçim të PDK’së ka qenë procesi i privatizimit. Ne kemi marrë këtë përgjegjësi që të hetojmë të gjitha rastet e hetimet. Nuk jemi kundër privatizimit dhe atyre që kanë privatizuar në mënyrë të ndershme’, tha Bytyqi.

    Duke folur në emisionin DPT te Fidani ai tha se emrat e të gjithë fajtorëve do të publikohen.

    “Nuk do të amnistojmë asnjë nga ata që kanë bërë keqpërdorime të pronës publike. Ne qytetarin tonë do ta informojmë saktë se çfarë ka ndodhur. Është një nga autorizimet që kemi nga Kuvendi i Kosovës”, theksoi ai.

    “Më 23 qershor PDK në emër të 24 deputetëve  nënshkrues ne kemi iniciuar këtë komision dhe përmes këtij komisioni tentojmë që t’i japim përgjigje disa prej pyetje që janë kyçe”, tha Bytyçi.

    “Me interes është që të zbardhim këtë çështje, të hetojmë dhe si Komision që më në fund të dalim me një raport te detajuar se kush ka privatizuar, çka ka privatizuar e kush ka përfituar nga ky privatizim , qofshin ata individë ose grupe të biznesi dhe listën e ndërmarrjeve që e kAnë ndryshuar destinimin’, shpjegoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Lajme16 Janar 2025
    Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Sport15 Janar 2025
    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në "Emirates Stadium", duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe...
    Vip15 Janar 2025
    Ka agravuar debati mes Xuxit dhe Gresës, të cilët eskaluan edhe në ofendime personale. Gresa e quajti Xuxin seksist, ndërsa ai po...
    Vip15 Janar 2025
    Xuxi e ka pasur një bisedë me Drilonin rreth strategjisë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai e sugjeroi Drilonin që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Malisheva përmes tubimit madhështor tregoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.