Tema e presidentit të ardhshëm të Kosovës, është aktualizuar e diskutuar disa herë nga parti e individë tjerë në Kosovë.
AAK-ja madje zyrtarisht ka nominuar Ramush Haradinajn për këtë post.
Por, është Partia Demokratike e Kosovës, që thotë se nuk ka votë për Haradinajn president.
‘’Në këto rrethana PDK as nuk ka vullnet e as votë për Haradinajn president. PDK-ja e ka votuar për kryeministër Haradinajn, e për arsye elektorale e la këtë post. Ne kemi përkrah një person që e ka braktis këtë besim. Nuk e kuptoj opozitën e AAK-së brenda Qeverisë, po sillet e papjekur, njëjtë si është sjellur me ne. Ky është ndoshta gabimi edhe i PDK-së, që kemi bashkëqeverisur me Aleancën’’, ka deklaruar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në emisionin Frontal në T7./