×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyçi i PDK-së: Me mosvotimin e ligjit për UÇK, VV e LDK i dhanë një fitore Vuçiqit

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Zëdhënësi i PDK-së, AvniBytyçi, ka thënë se me mos pjesëmarrjen në votimin për ligjin për vlerat e UÇK-së, deputetët e VV dhe ata të LDK i kanë dhënë dje një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë, mu para ballafaqimit final në dialog.

    Bytyçi ka kritikuar ashpër VV e LDK që deri dje ishin në koalicion, për çasjen e tyre arkaike.

    “LDK, po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen. E mbetur peng në arkaizmin e mllefit dhe viktimizimit para UÇK-së, edhe mbi dy dekada pas luftës. Ajo po mendon se mund të përfitoj pafundësisht nga kjo dhe ta mbaj peng te saj qytetarin e ri, duke u viktimizuar, gjithmonë duke akuzuar, por edhe duke synuar të përfitojë pikërisht meritokraci nga frytet e luftës çlirimtare për liri. Ndërsa LVV, solide në qëndrimin e vet konstant të manipulimit përfitues politik, noton në këtë amulli dhe degradim, duke treguar se jo vetëm nuk qëndron për asgjë, por kur bëhet fjalë për Serbinë, Albin Kurti “çuditërisht” humbi shkëlqimin “radikal”, pikërisht për këtë temë. Kështu bëri edhe sa ishte në qeveri. Dje, këtë e përsëriti ai me partinë e tij në Kuvend”, ka shkruar Bytyçi në faqen e tij në Facebook.

    Deklarata e plotë e Zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi:

    Dje në Kuvend, me “dezertimin” në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, nuk mbeti keq luftëtari i UÇK-së, as UÇK-ja. LDK dhe LVV i dhanë një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë!

    Jo vetëm kaq. Ishte inkurajim për Serbinë dhe Vuçiqin, për gjendjen ku ndodhet sot Kosova, mu para ballafaqimit final me Serbinë!

    LDK, po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen. E mbetur peng në arkaizmin e mllefit dhe viktimizimit para UÇK-së, edhe mbi dy dekada pas luftës. Ajo po mendon se mund të përfitoj pafundësisht nga kjo dhe ta mbaj peng te saj qytetarin e ri, duke u viktimizuar, gjithmonë duke akuzuar, por edhe duke synuar të përfitojë pikërisht meritokraci nga frytet e luftës çlirimtare për liri.

    Ndërsa LVV, solide në qëndrimin e vet konstant të manipulimit përfitues politik, noton në këtë amulli dhe degradim, duke treguar se jo vetëm nuk qëndron për asgjë, por kur bëhet fjalë për Serbinë, Albin Kurti “çuditërisht” humbi shkëlqimin “radikal”, pikërisht për këtë temë. Kështu bëri edhe sa ishte në qeveri. Dje, këtë e përsëriti ai me partinë e tij në Kuvend.

    Ai vetëm sa po dëshmon, sa i dobët, peng dhe frikacak është para Serbisë. “Ujk” me shqiptarët, ndërsa dele me Serbinë!

    Nga sjellja e djeshme politike, i vetmi që nuk duhet të shqetësohet është luftëtari i vërtetë i UÇK-së, që ka kryer një mision të madh historik. Por, duhet të shqetësohen të tjerët, edhe numrat e fryrë të “veteranëve”.

    Me sjellje të tilla, a po e inkurajon dikush të keqën historike të ri përsëritet?

     

    https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=197929281672450&id=100043661372108&sfnsn=mo

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.