×
  • Lajme
  • Lajme

    Buxheti, kusht për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Me arritjen e kontingjentit të fundit të automjeteve ushtarake taktike të tipit Humvee nga SHBA-ja, Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është bërë me 68 të tilla, ku 27 kanë qenë donacion, kurse pjesa tjetër është blerë nga buxheti i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

    Sipas tij, FSK-ja deri tani ka afërsisht 30 për qind të mjeteve taktike, të cilat i nevojiten.

    “Janë këto pajise që ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja që i kemi mbi bazën e mandatit dhe misionit”, tha Rama.

    Ai shtoi së vitin e ardhshëm, FSK-ja do të pajiset me automjetet të ngjashme, por më të mëdha, të tipit Humvee. Vlera e kontratave të këtyre porosive, tash për tash është konfidenciale.

    “Në të ardhmen, normalisht do të publikohet edhe kontrata edhe çmimi i tyre. Është një çmim real, një çmim i përshtatshëm dhe ne na ka hyrë në funksion”, tha Rama.

    Që nga ndryshimet ligjore më 2018, Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me mjete të ndryshme.

    Sa i përket armatimit, disa nga to që FSK-ja ka në dispozicion janë pushkë amerikane të tipit M4 carbine, ato gjermane Heckler& Koch 5/56 dhe 9 mm, etj.

    Në të ardhmen kjo forcë pritet të ketë edhe helikopterë e pajisje të tjera, thotë gjenerallejtënant Rama, por ai thotë se kjo do të varet nga buxheti.

    “Jemi në proces që ta rrisim këtë numër të armatimit dhe kalibrave të ndryshëm. Për helikopterë kemi plan, por tash varet nga mundësitë buxhetore, por e kemi idenë e qartë dhe jemi në proces e sipër. E kemi ndërtuar një plan të përbashkët me partnerët tanë strategjikë. Fillimisht do t’i kemi katër e pastaj shohim në të ardhme. Por, krejt kjo varet nga mundësitë buxhetore”, tha Rama.

    Rama tha se të gjitha kontratat për blerje të sistemit të armatimit dhe automjeteve taktike, FSK-ja do t’i ketë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një prej marrëveshjeve që ishte arritur në Bruksel, ishte edhe deklarata e përbashkët për të zhdukurit. Por, për shkak të refuzimit të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon zyrtarisht përfundimin e një...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë. Për rastin janë deklaruar nga kolegji. Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati lidhur pyetjet e tij se a është intervistuar ndonjëherë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Hamiti ka...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.