
Në një intervistë për portalin Front Online, ka folur kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti në Kuvendin e Kosovës, Shpejtim Bulliqi.
I pyetur se çfarë hapa do të merr Lëvizja Vetëvendosje në rast se Kushtetuesja i jep të drejt Presidentit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për formimin e Qeverisë.
Bulliqi tha se Gjykata Kushtetuese ka dhënë shembuj që tregojnë se nuk mund t’i jepet e drejta Presidentit për dekretimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, por pas mocionit të mosbesimit vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Nuk mund të flasim në formë hipotetike, Gjykata Kushtetues është institucioni më i lart i mbrojtës së ligjshmërisë në vend dhe Gjykata ka dhënë disa verdikte deri tash kemi shembuj të mirë si: vendimi i marrë në vitin 2010, kur vendi është drejtuar për zgjedhje, në vitin 2017 ku pas marrjes së vetëbesimit të qeverisë vendi ka shkuar në zgjedhje të reja, pra janë disa shembuj që tregojnë se Kushtetuesja nuk mund t’ia jep të drejtën Presidentit Thaçi. Pra presim që vendimi të jetë pozitiv në favorin e LVV-së, dhe pas çdo humbje të mandatit verdikti duhet të kthehet të qytetari, pasi që qytetari i jep besimin qeverisë”, tha Bulliqi për Front Online.