×
  • Lajme
  • Lajme

    Bujqësia do të vazhdojë të jetë një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, ku u diskutua në lidhje me mundësitë për rritjen e mëtutjeshme të këtij sektori dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, potencoi se sfidat më të mëdha me të cilat agro-prodhuesit po përballen gjatë pandemisë COVID-19 vijnë nga rënia e shitjeve të produkteve bujqësore, e megjithatë u shpreh i kënaqur se ky sektor ka rritur eksportin në tregje ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe.

    Ai tha se për të siguruar se bujqësia do të ketë zhvillim të vazhdueshëm, përveç dyfishimit të buxhetit për subvencione, po investohet edhe në aspektin e ujitjes.

    Për më tepër, kreu i Ministrisë së Bujqësisë theksoi se përmes një bashkëpunimi me Bankën Botërore një investim në krijimin e një master-plani të rrjetit të ujitjes është në përfundim e sipër, i cili do të identifikojë zonat bujqësore të cilat kanë nevojë për ujitje.

    Mustafa foli edhe për planet për krijimin e një strategjie 7-vjeçare për zhvillimin e bujqësisë, ku shtoi se njëri ndër prioritet është edhe krijimi i fondeve për siguri bujqësore marrë parasysh shkatërrimet nga kushtet klimatike.

    Fatmir Selimi, drejtor i programit AGRO të USAID, theksoi rëndësinë e bujqësisë për ekonominë e Kosovës duke përmendur ndikimet pozitive që ka ky sektor.

    Ai potencoi se qasja e programit të cilin drejton është prezantimi i teknologjive të reja bujqësore, fuqizimi i marrëdhënieve me partnerë strategjik dhe rritja e besimit të konsumatorëve lokal, regjional, dhe ndërkombëtarë në produktet kosovare.

    Sipas tij është vitale që të rritet vetëdija e rëndësisë të sektorit të bujqësisë si dhe të inkurajohen të rinjtë kosovar për tu bërë pjesë e tij pasi që bujqësia ka potencial të madh për zhvillim ekonomik shtetëror dhe vetanak.

    Mark Wood, këshilltar i lartë në programin AGRO të USAID, potencoi se ndryshimi i perspektivës negative për bujqësinë si sektor me pak potencial për të ardhura, ka hapur dyert për rritjen e cilësisë së produkteve vendore, gjë që ka ndikuar në depërtimin e tyre në tregjet e huaja.

    Ai u shpreh i kënaqur se me këto ndryshime rrënjësore tregjet ndërkombëtare tani po kthehen nga Kosova për të përmbushur nevojat e tyre për produktet të cilat i ofron ky sektor.

    Sipas tij, fermerët dhe partnerët strategjikë duhet të mbështeten më shumë nga Qeveria, në mënyrë që të promovohet imazhi i Kosovës si shtet me potencial të madh dhe produkte bujqësore të cilësisë së lartë.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 17.05.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Maj 2025
    Ditën e shtunë vranësirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vranësirat mund të shoqërohen me...
    Lajme17 Maj 2025
    Sot më 17 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sërish për të shtatëmbëdhjetën herë për të konstituuar Kuvendin e...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni ditën e sotme, ku deputeti i partisë SDS, Andrej Hoivik u ngjit në çatinë...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryesia e degës së LDK-së në Junik ka propozuar Ruzhdi Shehun, si kandidat për kryetar të Komunës edhe për një mandat. Këtë...
    Lajme16 Maj 2025
    Edhe pas 26 vjetësh, misteri rreth fatit të Ukshin Hotit vazhdon të rëndojë mbi kujtimet e ish-të burgosurve të Dubravës. Njëri prej...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti francez, Emanuel Macron, zhvilluan një vizitë te Piramida e Tiranës në mbrëmje, në përmbyllje të...
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.