×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania do t’i ndalojë terapitë “shëruese” për homoseksualët

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se të ashtuquajturat terapi shërimi për homoseksualët janë absolutisht të neveritshme dhe do të ndalohen me ligj.

    Trajtimet dhe praktikat e ndryshme, me të cilat pretendohet se mund të ndërrohet orientimi seksual i njerëzve, kanë qenë kundërthënëse për vite të tëra.

    Ministrat britanikë kishin premtuar në vitin 2018 se do t’i bëjnë të paligjshme këto trajtime, por prej asaj kohe është shënuar pak përparim në këtë aspekt, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    “Unë mendoj se kjo është absolutisht e neveritshme dhe nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar, nuk ka vend në këtë shtet”, tha shefi i qeverisë britanike.

    “Ajo që do të bëjmë ne është një hulumtim nëse kjo është duke ndodhur, sa shpesh është e shfaqur dhe pastaj do t’i çojmë përpara planet për ta ndaluar atë”, shtoi ai.

    Sipas një studimi qeveritar të vitit 2018, 2 për qind e personave homoseksualë në Britaninë e Madhe u janë nënshtruar terapive me të cilat pretendohet ndërrimi i orientimit seksual, ndërsa 5 për qind kanë pasur oferta për terapi të këtilla.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite në mes të muajit maj, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e 4 ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani. Përmes një mesazhi në “X” Rama...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.