Brad Pit tashmë një kohë të gjatë ka luftuar për kujdestarinë e përbashkët për pesë fëmijëve të mitur që ka me Angelina Jolie. “Brad është i entuziazmuar me vendimin pas gjithë kësaj telasheje. Gjithçka që ai dëshironte, ishte qasja e barabartë tek fëmijët që i do aq shumë. Ai më në fund mund të shpresojë të kalojë më shumë kohë me ta”, tha një burim për The Sun. “Është mjaft e qartë që Angelina po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të parandaluar që Brad të shohë fëmijët”, shton ai. Vendimi, pretendon burimi, ishte bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve të shumtë, duke përfshirë terapistë, ekspertë dhe njerëz të tjerë të afërt me fëmijët.
Një burim tjetër për revistën ‘People’ thotë se ky është vetëm një vendim i përkohshëm dhe se Angelina nuk do të ndalet së luftuari. Angelina argumenton se vendimi i gjykatësit ishte i padrejtë dhe se ai nuk pranoi të dëgjonte fëmijët e mitur. Të hënën, Jolie i dorëzoi dokumentacionin Gjykatës së Qarkut të Dytë të Kalifornisë me qëllim të heqjes së gjyqtarit John Ouderkirk nga çështja e tyre. Ish-bashkëshortët kanë shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë në proceset gjyqësore të divorcit dhe kujdestarisë në pesë vitet e fundit./FrontOnline/