Aktori Brad Pitt është parë në një takim me modelen Emily Ratajkowski, raportojnë mediat perëndimore. Sipas portaleve të huaja, Brad dhe Emily kalojnë shumë kohë së bashku. Në periudhën e kaluar ata janë parë në një nga restorantet pariziane, ndërsa këto ditë janë kapur në një nga lokalet e Nju Jorkut.
Aktori dhe modelja nuk kanë komentuar ende për lidhjen e tyre.
Kujtojmë se Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard u ndanë pas katër vitesh martesë në korrik të këtij viti, ndërsa Brad Pitt aktualisht është në qendër të një skandali për shkak të gjyqit me ish-bashkëshorten Angelina Jolie./FrontOnline/