×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK-ja përfundoi pjesëmarrjen në takimet pranverore virtuale të FMN-së dhe BB-së, çka u diskutua?

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që edhe këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19 u organizuan nga distanca.

    Në takimet pranverore, të cilat u zhvilluan nga data 5 deri më 12 prill 2021, Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë në takim me Drejtorin e Departamentit për Evropë të FMN-së, Alfred Kammer, me të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe lidhur me planet dhe pritjet për vitin 2021.

    Për këto zhvillime, u diskutua edhe në takimin me ekipin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën. Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti informoi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me gjendjen në sistemin financiar të vendit.

    Përfaqësuesit e BQK-së zhvilluan takim edhe përfaqësues të FMN-së, përkatësisht me Departamentin e Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, ku u diskutua lidhur me procesin e zbatimit të rekomandimeve të dala nga asistencat e mëhershme teknike të FMN-së. Në këtë takim u shpreh edhe interesi për përkrahje në të ardhmen, për fushat me rendësi për BQK-në.

    Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë edhe në takimin plenar të Komitetit Monetar Financiar Ndërkombëtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me adresimin e pandemisë, promovimin e rimëkëmbjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse dhe ringjalljen e bashkëpunimit global.

    Guvernatori Mehmeti mori pjesë në takimet e ndara të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Konstituencës së Bankës Botërore, pjesë e të cilave është edhe Republika e Kosovës, si dhe në takimin e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me temën perspektiva dhe sfidat e politikave për Evropën.

    Gjithashtu, të hënën Guvernatori Mehmeti do të mbajë takim virtual me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, me të cilën do të diskutohet për zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe për reformat dhe projektet e ardhshme.

    Takimet pranverore të Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, bashkojnë bankierët e bankave qendrore, ministrat e financave, drejtuesit e sektorit privat, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe akademikëve për të diskutuar çështjet e financave të fokusuara në ekonominë globale, zhvillimin ndërkombëtar dhe ato të sistemit financiar botëror.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit...
    Kronika28 Prill 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Bërnjak pasi që i njëjti në pikën kufittare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një...
    Kronika28 Prill 2024
    Përleshen disa persona mes vete në Prishtinë, njëri sulmon policët Policia ka njoftuar se janë përleshur disa persona dje në Prishtinë. Në...
    Kronika28 Prill 2024
    Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një grua, shtetase e Serbisë. Siç njofton Policia e Kosovës, viktima...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike....
    Lajme28 Prill 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.