×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK e BKS mundësojnë stikersat pa pagesë për automjete

    FrontOnline
    12 Janar 2022

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe ai i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, pas takimit që patën me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi u dakorduan që vendosja e stikersave për mjetet motorike të bëhet pa pagesë.

    “Të gjitha shpenzimet financiare dhe operative lidhur me vendosjen e ngjitësve nëpër mjete motorike do ta bartin siguruesit, respektivisht BKS sipërfaqësuese e industrisë së sigurimeve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

    Njoftimi i plotë:

    Në zyret e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës është mbajtur takim ndërmjet Guvernatorit Mehmeti dhe Zëvendësguvernatorit Havolli me Zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, përfaqësuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Besarb Blakaj, Kryetar i Këshillit Administrativ dhe Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv.

    Në këtë takim është diskutuar lidhur me inicimin e projektit për vendosjen e ngjitësve (stickers) nëpër mjetet motorike, me qëllim të identifikimit më të lehtë nëse këto mjete motorike qarkullojnë si të regjistruara ligjërisht ose jo.
    BQK dhe BKS përkrahin Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në
    vendosjen e ngjitësve (stickers) nëpër mjetet motorike. Të gjitha shpenzimet financiare dhe operative lidhur me vendosjen e ngjitësve nëpër mjete motorike do ta bartin siguruesit, respektivisht BKS sipërfaqësuese e industrisë së sigurimeve në Kosovë.

    Rrjedhimisht, buxheti i shtetit të Republikës së Kosovës nuk do të ketë asnjë ngarkesë financiare lidhur me vendosjen e ngjitësve (stickers).

    Duke filluar nga data 1 mars 2022 është planifikuar të fillojë zbatimi i plotë i projektit ashtu që brenda periudhës prej një viti të kemi një gjendje të re mbi automjetet e regjistruara rregullisht në Republikën e Kosovës. Nga kjo datë e tutje, anëtarët sigurues të BKS-së do të kenë autorizimin për vendosjen e ngjitësve (stickers) nëpër mjetet motorike, me rastin e sigurimit të tyre pranë Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve.

    Për implementimin e plotë të këtij projekti, lidhur me vendosjen e ngjitësve (stickers) në mjetet motorike për identifikimin e të njëjtave nëse ato qarkullojnë në komunikacion rrugorë të regjistruara ligjërisht ose jo, do të nënshkruhet memorandum i mirëkuptimit me kohëzgjatje prej 1 viti, për monitorimin e zbatimit të të njëjtit. Zëvendësministri Durmishi u zotua se në kuadër të këtij memorandumi të mirëkuptimit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të nxjerrë të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për të zbatuar plotësisht projektin në fjalë.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, në kuadër të kompetencave ligjore që kanë sipas ligjit, do të verifikojnë rregullsinë e dokumentacionit përkatës të mjeteve motorike në qarkullim rrugor.
    Implementimi i këtij projekti për vendosjen e ngjitësve (stickers) nëpër mjetet motorike, ka për qëllim uljen e numrit të mjeteve motorike të pasiguruara/paregjistruara në qarkullim rrugor, si një ndër parakushtet e domosdoshme për anëtarësim në organizatën e Këshillit të Byrove në Bruksel ose gjetjen e zgjidhjeve alternative për qarkullim të lirë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.