×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK dhe MASH me marrëveshje, shkollat do të mësojnë për edukim financiar

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore në Kosovë, kanë nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e edukimit financiar në korrikullën shkollore

    Po ashtu është bërë edhe shpalosja e koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e klasave 1-5 të arsimit fillor shkollore.

    Guvernatori BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se përmes këtij programi synojnë të rrisë edukimin financiar te publiku.

    “Edukimi financiar është prioritet i joni. Sa më të edukuar dhe njohurive me të mëdha nga qytetarët rreth edukimit financiar qytetarët do kenë mundësi më të madhe për rregullimin e mirëqenies së tyre”.

    Ai duke folur për ekzemplarin e librave, ku tha se ato të ofrojnë njohuri bazike për fëmijët rreth edukimit financiar.

    Librat sipas tij, këto libra janë të qasshme edhe për fëmijët që kanë probleme me të pamurit. Ai tha se librat do të shpërndahen në mënyrë fizike.

    Ministri i Arsimit dhe Shekncës, Ramë Likaj, u shpreh se librat janë të përgatitura për moshën adekuate të fëmijëve. Likaj tha se librat do të shpërndahen për nxënësit falas, raporton EO.

    Ai shprehu bindjen se edukimi financiar do të jetë së shpejti pjesë e korrikulës se arsimit në Kosovë.

    Përfaqësuesi i Fondit Evropian për Evropën Juglindore Christoph Tiskenes, tha se është i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshjen si dhe vlerësoi gatishmërinë e ministrisë së Arsimit.

    “Kjo tregon vlerën që Ministria i kushton edukimit financiar si mjet themelor për sukses në të ardhmen”.

    “EFSE qëndron se bashku me partneret si BQK dhe MASh për të bëre ndryshim pozitiv për sipërmarrësit e sotëm dhe për brezin e ardhshëm të qytetarëve”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka dërguar dy këshilltarë të saj në varrimin e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, për t’i dërguar...
    Lajme18 Mars 2025
    Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, ka bërë të ditur se kërkesa për të marrë pjesë në varrim është dorëzuar që dje para...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetarja e OSBE-së, Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinën, ku do të takohet me...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalim në mbledhjen komemorative që po mbahet pas vdekjes së Haxhi...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar,...
    Lajme18 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri është shprehur kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së LDK-së pas rezultatit zgjedhor...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka marrë fjalën në mbledhjen komemorative për nder të Haxhi Thaçit.   Spirpoali fjalën e...
    Lajme18 Mars 2025
    Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka ndarë emocione dhe kujtime të thella për babanë e tij pas ndarjes nga jeta të...
    Lajme18 Mars 2025
    Mitrovicë e Jugut , 18 mars 2025 Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.