Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bota shton kufizimet përballë COVID-19

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kontrolle për udhëtarët në Evropë, kufizime për studentët e huaj në SHBA, mbajtja e detyrueshme e maskave, masat shëndetësore kundër epidemisë kanë rifilluar të fuqizohen ndërkohë që OBSH shpreh shqetësim për Evropën dhe shtimin e rasteve në kontinentin amerikan.

    Në Evropë, epidemia ka shkaktuar vdekjen e 207 118 personave për më shumë se tre milionë raste.

    “Shtimi i fundit i rasteve me COVID-19 në disa vende pas lehtësimit të masave kufizuese është sigurisht një fakt shqetësues”, deklaroi një zëdhënës i degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Organizata u kërkoi vendeve evropiane të qëndrojnë të kujdesshme dhe të lehtësojnë masat me kujdes duke parë dhe një rikthim të tyre nëse do të jetë e nevojshme.

    Disa vende të rajonit kanë riforcuar kontrollet e udhëtarëve.

    Gjermania propozoi teste falas për udhëtarët e rikthyer në vend.

    Dhe Franca, ku qarkullimi viral është në rritje, sipas autoriteteve shëndetësore, bëri të detyrueshme testet për udhëtarët që mbërrijnë nga 16 vende, përfshirë SHBA-në dhe Algjerinë.

    Kryeministri francez, Jean Castex rekomandoi francezët të shmangin vajtjet në Katalonjë, në verilindje të Spanjës, ku qeveria urdhëroi dje mbylljen e diskotekave dhe bareve të natës përballë rritjes së infektimeve.

    Norvegjia gjithashtu, ka vendosur kufizime për udhëtarët me Spanjën, ku epidemia është rishfaqur në rritje.

    Belgjika shënoi gjithashtu një rekord të trishtë, një vajzë tre vjeçare humbi jetën si pasojë e COVID-19 disa ditë më parë, njoftuan autoritetet shëndetësore, duke u bërë viktima e parë me moshën më të re në këtë vend që ka regjistruar një rritje të numrit të kontaminimeve, me 64 847 raste.

    Edhe në Belgjikë, takimet me më shumë se 10 persona janë ndaluar duke nisur nga sot.

    Në Angli, detyrimi i mbajtjes së detyrueshme të maskës në dyqane dhe supermarkete hyri në fuqi, ndërkohë që pishinat dhe sallat sportive janë rekomanduar të rihapen sot.

    Në SHBA, vendi më i prekur me 145 000 të vdekur nga COVID-19, më shumë se 70 000 raste si dhe 1 150 të vdekur u regjistruan në 24 orë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

    Numri total i të infektuarve në tokën amerikane që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 4,1 milionë.

    Qeveria e Donald Trump, në kuadër të pandemisë ka pezulluar lëshimin e vizave për studentët e huaj.

    Në Amerikën Latine dhe Karaibe, pragu prej katër milionë raste është kaluar gjithashtu. Vetëm Brazili numëron më shumë se 2,2 milionë raste.

    Sao Paulo ka vendosur të shtyjë karnavalet dhe Rio de Zhaneiro po mendon një mundësi të tillë.

    Disa vende kanë zgjedhur të rivendosin masa kufizuese të pjesshme. Rreth 10 milionë banorë të Tokios janë ftuar të qëndrojnë në shtëpi që prej të enjtes, disa e parë e një fundjave të gjatë në kufizim.

    Sipas Kryqit të Kuq, bilanci ekonomik shkaktërrues i pandemisë rrezikon të shkaktojë valë të tjera të migracionit pas hapjes së kufijve. /ATSH-AFP/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”, kanë...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Rusia tha të hënën se filloi të zhvillojë stërvitje detare në Detin Baltik. Dhe stërvitja, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Pak para orës 15:00 të ditës së hënë, policia e Lubjanës ka marrë informacion për të shtëna armësh. Dhe sipas informacioneve të...
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Është mbajtur takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Mal të Zi. I...
    Vip05 Qershor 2023
    Dy artistet e njohura shqiptare, Tayna dhe Kida, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Lajmi është bërë i ditur...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Pak para orës 15:00 të ditës së hënë, policia e Lubjanës ka marrë informacion për të shtëna armësh. Dhe sipas informacioneve të...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy është takuar në Kiev me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly. Përmes një postimi në...
    Lajme05 Qershor 2023
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka çuar mesazh Qeverisë Kurti duke e stolisur qytetin me flamuj të Shteteve të Bashkuara. Lushtaku...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka konfirmuar më 5 qershor se vendi i tij po kërkon sqarime nga Ukraina lidhur me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.