×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bota e zvogëloi numrin e bombave bërthamore, por i modernizoi ato

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Studime të Paqes ka thënë se fuqitë bërthamore botërore e kanë zvogëluar numrin e kokave bërthamore, por e kanë modernizuar këtë arsenal.

    Sipas këtij instituti, nëntë fuqitë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja Veriore – së bashku i kanë pasur 13,400 koka bërthamore në fillim të këtij viti.

    Kjo shifër është për 465 koka bërthamore më pak se numri i tyre në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur këto shtete së bashku i kishin gjithsej 13,865 koka bërthamore, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

    Në raport thuhet se kjo rënie ka ardhur kryesisht nga shkatërrimi i kokave të vjetra bërthamore nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku i kanë rreth 90 për qind të të gjitha armëve bërthamore në nivel botëror.

    Numri i kokave bërthamore të Shteteve të Bashkuara ra për 385, ndërsa në Rusi kjo shifër u zvogëlua për 125 copë. Sidoqoftë, Kina, Britania e Madhe, India dhe Koreja Veriore e shtuan numrin e këtyre armëve.

    Instituti tha në raport se Kina është në mesin e procesit të një modernizimi të dukshëm të arsenalit bërthamor.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mund të tregojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Departamenti i Shtetit ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave për zyrtarët e huaj dhe individët e përfshirë në...
    Të tjera
    Sport28 Maj 2025
    Jose Mourinho ka bërë shaka duke thënë se ishte “i shqetësuar” se mos Interi do të fitonte tripletën në sezonin 2024-25 dhe...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Qeveria gjermane më 28 maj u pajtua për planet për të vendosur kufizime ndaj bashkimeve familjare për disa migrantë dhe për të...
    Lajme28 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po refuzon ta pranojë humbjen dhe po e zvarrit procesin e konstituimit...
    Lajme28 Maj 2025
    Mendimi për motin – 28.05.2025 Vransirat dhe të reshurat përfshinë vendin që në orët e mëngjesit të ditës së enjtë. Herë herë...
    Vip28 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim të freskët. Në një postim të fundit në Instastory,...
    Lajme28 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari për FrontOnline ka folur pas deklaratës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila gjatë një vizite në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.