×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bordi i përkohshëm shpall konkurs për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në KEK

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut ka shpallur konkurs për pozitën e Kryeshefit Ekzektutiv të KEK-UT, raporton Front Online.

    Në një komunikatë të dërguar për media, Bordi i KEK-ut thekson se qëllimi i konkursit është të ofrojë mundësinë e konkurrencës për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret profesionale të kërkuara në konkurs. Në të njëjtën kohë, Bordi i përkohshëm ka shprehur gatishmërinë që të sigurojë një proces shumë transparent në të cilin do të zgjidhet vetëm kandidati/ja  i/e cili dëshmon aftësitë profesionale të kërkuara sipas kritereve të paraqitura në konkurs.

    Komunikata e plotë:

    Merret vendimi për shpalljen e konkursit për Kryshef Ekzekutiv të KEK-ut

    Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në mbledhjen e parë të rregullt të mbajtur sot me dt: 08.05.2020 më vendim unanim kanë vendosur për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv në këtë ndërmarrje.

    Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Më tej, Bordi i përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike. Si rrjedhojë, bazuar në ligjin NP-ve, ligjin e punës dhe rregulloret e brendshme të korporatës, Bordi i përkohshëm ka marr vendim që të fillojnë procedurat për hapjen e konkursit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

    Për më tepër, Bordi i përkohshëm thekson se qëllimi I konkursit është të ofrojë mundësinë e konkurrencës për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret profesionale të kërkuara në konkurs. Në të njëjtën kohë, Bordi i përkohshëm ka shprehur gatishmërinë që të sigurojë një proces shumë transparent në të cilin do të zgjidhet vetëm kandidati/ja  i/e cili dëshmon aftësitë profesionale të kërkuara sipas kritereve të paraqitura në konkurs.

    Në këtë drejtim Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. ka bërë të ditur se për periudhën tranzitore në këtë pozitë kishin shqyrtuar disa kandidat nga menaxhmenti i lartë i KEK sh.a dhe sipas kritereve përzgjedhëse, ishte emëruar z. Luigj Imeri. Ndërsa tani përmes procedurës së hapur dhe konkurruese u ofron të gjithëve mundësinë për të aplikuar.

    Më këtë rast, Bordi i përkohshëm inkurajojmë të gjithë punonjësit e korporatës si dhe kandidatët e tjerë të cilët mendojnë se i plotësojnë kushtet e kualifikimit dhe kriteret e tjera te përcaktuara me konkurs të aplikojnë për pozitën e Kryeshefit Ekzekutivë të KEK sh.a.

    Me respekt,

    Bordi i Përkohshëm

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.