×
  • Lajme
  • Lajme

    Bolton: Netanjahu dyshonte në afërsitë e dhëndrit të Trump

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka shprehur dyshim në aftësinë e këshilltarit të lartë të presidentit amerikan Donald Tramp, Xhared Kushner, që të udhëheqë me planin paqësor të Lindjes së Afërt, shkroi në librin e tij ish këshilltari i Trampit, Xhon Bolton.

    Sipas disa fragmenteve të librit të publikuara në “Uoll Strit Xhurnal” dhe në Si-En-En, Boltoni kishte biseduar me Natanjahun para se të hyjë në administratën e Trampit.

    Boltoni shkroi se Netanjahu “dyshonte për atë që detyra për t’i dhënë fund konfliktit izraelit-palestinez t’i ndahet dhëndrit të Trampit, Kushner, familjen e të cilit Netanjahu e njihte shumë vite”.

    Ai kishte shtuar se kryeministri i Izraelit “nuk ishte publikisht kundër idesë, por si edhe pjesa më e madhe e botës, kishte pyetur se pse Kushneri kishte menduar se do të ketë sukses aty, ku nuk kishin pasur sukses as disa si Kisinxheri”.

    Si përgjigje për vërejtjet e Boltonit, kabineti i Netanjahut kumtoi se “ka besim të plotë në aftësinë dhe vendosmërinë e Xhared Kushner dhe hodhi poshtë çfarëdo lloj përshkrimi të kundërt”.

    “Ekipi për Lindjen e Afërt i administratës së SHBA-së i kryesuar nga Kushner me sukses i formulon parimet e presidentit Tramp në Vizionin për paqe me ofrimin e planit sa më real për paqe në rajonin tonë. Kushneri gjithashtu kontribuoi në vendimet historike të presidentit Tramp që ta njohë Jerusalemin, ta lëviz Ambasadën amerikane në kryeqytetin e Izraelit dhe ta njohë sovranitetin izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Netanjahut.

    Boltoni, i cili ishte pushuar në shtator të vitit të kaluar, planifikon që ta publikojë librin e tij më 23 qershor.

    Shtëpia e Bardhë e ka paditur me qëllim që ta pengojë publikimin.

    Në padinë thuhet se libri përmban informacione sekrete dhe se publikimi mund t’i shkaktojë dëm sigurisë nacionale.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Ai ka thënë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar. Mbrëmjen e së shtunës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.