×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi priti në takim delegacionin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Ditën e djeshme, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim delegacionin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, të kryesuar nga Dimitris Dimitriadis, drejtor i zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.

    Ky takim ishte produktiv dhe me vlerë në kuadër të diskutimit mbi agjendën evropiane të Kosovës, dialogun social në vend, zhvillimet dhe hapësirën për shoqërinë civile dhe të drejtat e punëtorëve, fusha këto në të cilat Qeveria u përgëzua nga delegacioni për reformat e ndërmarra, progresin dhe punën e zhvilluar.

    Ata u shfaqën të impresionuar në lidhje me kornizën ligjore dhe mekanizmat e integruara sa i përket konsultimeve publike, përfshi ato në nivel lokal.

    U diskutua edhe për mekanizmat për përkrahje të punësimit të të rinjve përmes skemave si, ‘’Superpuna’’, punësimit të grave dhe skema të tjera të përkrahjes nga Qeveria.

    Përmirësimi i përkrahjes financiare për OJQ-të, u përmend si objektiv i përbashkët, ku edhe partnerët tanë mund të kontribuojnë, sidomos tani që kemi një kornizë të fuqizuar për përkrahje nga fondet publike, duke veçuar nismat për financimin e organizatave dhe projekteve të të rinjve e për të rinjtë dhe po ashtu atyre në fushën e kulturës.

    Zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe mbi integrimin evropian të vendit e proceset në të cilat po kalon Republika e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...
    Lajme26 Prill 2024
    Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë kanë organizuar Konferencën...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të Kombit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.